Përse Porti i Durrësit nuk është thjeshtë një aferë korruptive!

Përse Porti i Durrësit nuk është thjeshtë një aferë korruptive!

17:03, 03/12/2022
A+ Aa A-

Nga Erion Berisha 

Debati publik i fundvitit - me pak spostim nga inceneratorët është fokusuar tek mega-afera korruptive e transferimit të Portit të Durrësit në pronësi të Alabbar për të zhvilluar të ashtuquajturin Dubai i Adriatikut. Opozita është fokusuar tek vjedhja e disa miliardë Eurove në pronën publike.

Ajo po transferohet pa transparencë, me ligje të përveçme, dhe procedura që dukshëm janë në kundërshtim me ligjet, normat dhe perspektivën e Shtetit Shqiptar. Dhe me të drejtë, opozita po e ngre zërin fort dhe po mundohet të ndërgjegjësojë qytetarët të reagojnë. Por!

Ka një Por të madhe në këtë aferë. Ndonëse interesat financiare të aktorëve në lojë janë shumë të mëdha, ky projekt nuk e ka gjenezën tek vetëm përfitimi financiar dhe korrupsioni. Pasi nëse Kryeministri Rama dhe oborri i tij do të kërkonin të shtonin pasuritë e tyre me projektin e Dubait Adriatikas, ai ka pasur propozime serioze nga Amerika me rekomandim të përveçëm nga Bilali (që e çoi tek Obama për një foto) për të ndërtuar Las Vegasin në Jon, shumë vite përpara.

Ky projekt do të kishte operator amerikan të gatshëm të ndërtonin infrastrukturë rrugore, ajrore, dhe detare; por më e rëndësishmja, me një kuadër ligjor të njësuar me atë të shtetit të Nevadës, SHBA. Pas një investimi në konsulenca ndërkombëtare, hyrje - dalje në kryeministri dhe takime me “tigrin” e qeverisë, projekti u hodh në kosh. Ndaj, projekti i Durrësit nuk është i motiviuar thjesht dhe vetëm për arsye financiare.

Por nëse nuk motivohet vetëm nga financat, përse Rama i ka vënë shpatullat këtij projekti? Ky projekt, i garanton Ramës jetëgjatësinë në pushtet të krahasueshme me Enver Hoxhën. Qëllimi kryesor i projektit është zhbërja e Portit të Durrësit. Duke zhbërë Portin e Durrësit, praktikisht influenca e kombit Shqiptar në rajon është (bëhet) e papërfillshme.

Shqiptaria kthehet në një komb që laget nga dy dete, por (nuk ka dalje) pa dalje tregtare në to. Korridoret e shumë përfolura që nga momenti i hapjes me botën e lirë këto 30 vite kthehen në të vërtetë në rrugët drejt askundit, pasi përveç njerëzve nuk do ketë mallra për të transportuar.

Kështu, neve kthehemi në një nyje të padobishme në çfarë do lloj konflikti të së ardhmes (pasi tashmë konfliktet nuk janë më aq të paimagjinueshme). Kthehemi në një mini-kopje të Dubait, por humbasim arsyen se pse fuqitë e mëdha lejuan themelimin e Shqipërisë: Sepse ishte  një balancë ndaj Sllavëve në rajon për të mos pasur mundësinë të dominonjë edhe në Adriatik.

Ndaj, kur Kryeministri Rama thotë që Europianët po na respektojnë me samitin e datës 6 Dhjetor, si rezultat i influencës së rritur të Shqipërisë në rajon, ai e ka fjalën se duke shfaktorizuar shqiptarinë, iu ofron stabilokraci amerikanëve dhe europianëve në një rajon që qartazi është deleguar nën patronazhimin e Shoqërisë së Hapur; dhe mënyra më e mirë për të ruajtur stabilitetin është një Shqipëri e mbyllur, një Kosovë e izoluar, dhe një mungesë totale të faktorit Shqiptar. Historia thjeshtë përsëritet; Një herë nën diktaturën e proletariatit, dhe tashmë si farsa e të bijve të baballarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco