Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Është koha që institucionet në Malin e Zi të emërtohën shqip!

Është koha që institucionet në Malin e Zi të emërtohën shqip!

23:57, 05/09/2022
A+ Aa A-

Nga Albert Bikaj

Kur është fjala për Malin e Zi pozita e pakicave në përgjithësi është çështje e cila duhët trajtuar shumë seriozisht, kjo veçanërisht vlen për pozitën e shqiptarëve jo thjeshtë si pakicë por si popull i lashtë, vëndas, mbi të gjitha shtetformues.

Pasi të drejtat që na takojnë në shumë aspekte mbetën shpesh vetëm në letër, të injoruara dhe të pa zbatuara. Gjë që sot, padyshim, bie ndesh me parimet dhe vlerat bashkëkohore qytetëruese të familjës së madhe europiane - të cilës aspirojmë t’i bashkohemi sa më parë. Hapi kyç drejtë këtij bashkimi nuk është ai juridik por kulturorë që si pikënisje ka reformën.

Duke qenë se mangësitë janë të shumta sonte do theksoj vetëm një aspekt, atë të përfaqësimit dhe afirmimit të shqiptarëve në trevat ku jetojnë. Konkretisht, fjala është për institucionet dhe emertimet e tyre përkatëse, të cilat në trevat shqiptare në Mal të Zi - çështje e cila nuk trajtohet sa duhet. Institucione të shumta, duke përfshirë ato edukativo-arsimore, mbetën ende të regjimit totalitarë ose emra të cilët nuk janë përfaqësues autentik të bashkësisë, kulturës, traditave, identitetit dhe historisë tonë. 

Shqiptarët sot mund të jenë të përfaqësuar në shumë institucione, por jo shumë institucione, përfshirë ato lokale, përfaqësojnë me emërtim bashkësinë. 

Emërtimet e tilla, së paku, në të kaluarën, kjo nuk ka qenë krejt e rastësishme, por formë e hegjemonisë kulturore dhe dominimit që ka pasur si qëllim krijim të ndjenjës së inferioritetit që përfundimisht të çon në humbje të identitetit - në asimilim gradual. Pasi që shumë institucionet lokale nga emertimi i parë nuk tingëllojnë lokale, e as që kanë lidhje me të. Kjo jo për shkak të mungesës së emrave apo personaliteteve të përshtatshme, por më tepër si vazhdimësi e politikës së vjetër por edhe si mungesë vullneti politik. 

Por sidoqoftë, përetej kritikave, vlen të theksohet se gjërat kanë filluar të ndryshojnë përgjatë tre viteve të fundit. Veçanërisht ndryshimet dhe reformat janë evidente këtu në Malësi. Ndër to vetë frymëzimi i këtij shkrimi ka të bëjë me lajmin e nismës të ministrit z. Marash Dukaj mbi emertimin e çerdhes/kopshtit në Tuz me emrin e humanistes dhe shenjtorës së madhe shqiptare — shën Nënë Terezes. Veprim që koinçidon me pervjetorin e kremtimit të saj në mbarë Botën, e veçanërisht në trevat shqiptare të cilave ajo u takon, pa dallim. 

Ky emërtim, si hap i parë drejt reformave, jep mesazh ndryshe nga ç’jemi mësuar. Jo vetëm që përfaqëson në mënyrë dinjitoze shqiptarët, ndryshe nga emertimet e ish-regjimeve, por edhe lartëson vlerat më të larta humaniste me të cilat kombi ynë por edhe bota e qytetëruar krenohet. 

Siç mund të shihni, duke marrë këtë shembull, ndryshimet e nevojshme që theksova më lart, janë të realizueshme, të cilat presin vetëm vullnet dhe punë. Institucionet e kulturës dhe ato edukativo-arsimore në trevat tona, sidomos në Malësi, presin të riemërohën denjësisht. 

Është koha që institucionet tona të emërtohën shqip! 

Prandaj, ftoj këshillet drejtuese të shkollave që të fillojnë iniciativën për ndryshimin e emrave të shkollave, duke qenë se në baza ligjore është kompetencë e tyre. E që sigurisht se nismat e tilla do të kenë mbështetje të plotë nga Komuna e Tuzit, veçanërisht nga Alternativa Shqiptare, të drejtuara nga z. Nik Gjeloshaj! 

E ardhmja tashmë është në duart tona! Me bindje, vullnet dhe bashkëpunim mund të realizojmë gjëra të mëdha për të mirën tonë të përbashkët!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco