Nallbati me shokë shumë!

Nallbati me shokë shumë!

21:35, 28/07/2022 Nga Flamur Vezaj
A+ Aa A-

Prej vitesh ne Shqipëri disa pozicione drejtuese ne policinë e shtetit nuk i emëron Drejtori i Përgjithshëm, ai thjeshte zbaton urdhërin e një politikani!

Por jo vetëm kaq, edhe grupet kriminale te kamufluar pas politikaneve emërojnë drejtues policie, zv/drejtues apo edhe shefa komisariateve prej kohesh! Këtij “urdhëri” nuk i ka shpëtuar edhe Gledis Nano qe shume njerëz menduam se me te vertetë do te sjell ndryshime ne polici! Por po ndodh e kundërta fatkeqësisht! Shume pak mos te thënë asnjë prurje e re vetëm lëvizje/transferime drejtuesish dhe “dhurim” gradash si ne te kaluarën! Nuk po e zgjas te gradat se prej shume kohe janë “qoka” shefash dhe jo meritokraci! 

Po i kthehem arsyes qe e nisa këtë koment! Lëvizja e fundit e drejtuesit te policisë kriminale! ”Ngritja” ne detyre e Tonin Vocajt dhe emërimi ne vendin e tij te Neritan Nallbatit qe me këtë emërimi i dhuruan edhe gradën “drejtuesi i pare”! Për mua, I bindur edhe nga burimet, ky emërimi nuk është dëshire/zgjedhje e Gledis Nanos, por e politikes apo njerëzve te tjerë pas politikaneve!

Thjeshte firmosi emërimin e tij me arsyetimin e ngjarjeve te fundit kriminale! Qe për mua nuk kane sens arsyetimi apo logjike! Pse e them, këtë?? Mos te harrojmë se Nallbati para këtij emërimi, mbante detyrën e Drejtorit te Qarkut ne Policinë e Durrësit qe për kompetencë kishte edhe policinë e Fushe-Krujës!

Pra ngjarjet e fundit ne këtë zone, atentatet pa autor tashme, kane ndodhur ne zonën kompetencë te Nallbatit! Pra ne pozitën e drejtorit te qarkut, Nallbati dhe vartësit e tij nuk ishin ne gjendje te parandalonin këto ngjarje e hiç me pak ti zbuloje autoret! Por jo vetëm ngjarjet ne Fushe-Kruje, edhe ato te portit te Durrësit qe prej kohesh është kthyer ne një port i trafikanteve te kokainës!

Ku veç kalimit te sasive te mëdha, “nën hundën” e Nallbatit ndodhi ajo qe nuk kishte ndodh asnjëherë! Vidhen brenda portit arka me “banane” dhe nuk u parandaluan e zbuluan nga drejtor Nallbati! E ndërsa papritur emërohet ne krye te Policisë Kriminale!!! Me çfarë merite u përzgjedh ne këtë detyre!??? Si do te arritje te parandaloje ngjarjet ne gjithë Shqipërinë, e kur ne pozitën e drejtorit (me kompetence lëndore shume te vogël) nuk i parandaloje apo zbardhi!???? Pa ju rikthyer edhe te kaluarës se tij, kur ishte drejtues policie ne disa qarqe, sidomos atë të Elbasanit!

Ne atë qytet “nen hundën” e tij u ngrit laboratori i kokainës dhe ai “nuk kishte” dijeni apo edhe ngjarjet e vrasjeve e atentateve te renda ne Elbasan përsëri ai nuk beri asgjë! Për mos te kujtuar vitet me pare te problemeve te tjera gjate karrierës! 

Gjithsesi për mendimin tim, kjo lëvizje nuk besoj se do te sjell ndonjë suksese e për këtë përgjegjësia do te bie mbi Gledis Nanon qe vazhdon te Mbaje atë pozicion duke bere edhe “qokat” e radhës te politikes e personave te tjerë pas tyre! Siç Po vazhdon te le ne detyre shefa komisariatesh, zv/ drejtor dhe drejtor te emëruar nga politika apo grupet kriminale te cilët me raste nuk i përgjigjen as ne telefon! 
#AutoretVazhdojneNeDrejtimTePaditur#

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco