Shkëlqimi dhe rënia e shërbimeve online – E Albania

Shkëlqimi dhe rënia e shërbimeve online – E Albania

20:24, 24/07/2022 Nga Elior Vila
A+ Aa A-

Prej të Dielës së kaluar, platformat qeveritare dhe simboli vezullues i  shërbimeve online E Albania, kanë zgjatur pushimet duke bërë që qeveria ti kthehet mënyrës klasike së dhënies së shërbimeve, asaj me anë të sporteleve që për pak menduam se do ngeleshin në histori për shkak të progresit madhor dixhital të rilindjes.

Sulmi armik akoma nuk është neutralizuar me gjithë mbështetjen e “partnereve” për të cilët kontratat e majme prej qindra mijëra Euro/Dollare kanë më shume rëndësi sesa shërbimi i munguar ndaj shqiptareve. Kështu ka qenë fatkeqësisht përherë. “Eksperte” të sigurisë kibernetike Made in Jo-Albania vijnë të garantojnë sigurinë tonë, ku pas një nate apo dite apo jave tepër të lodhshme, largohen me valixhen plot ku pjesa me e madhe e saj mbushet nga taksat e Shqiptareve.

Përveç eksperteve të mësipërm, studiot televizive u mbushen edhe me ekspertë vendas të cilët me apo pa teori konspiracioni analizuan modestisht apo profesionalisht gjëmën që na ndodhi nga shkëlqimi deri tek rënia e portaleve. Jo më pak kontribuan edhe ekspertet politiko-kibernetike afër qeverisë të cilët vlerësuan në maksimum mbrojtjen nga skuadra e kategorisë së tretë e AKSHI-T por me trajnerë të Microsoft dhe Jonas...(të paktën kështu thonë) duke na shtuar shpresën se gjema do të marrë fund, sigurisht me kalimin e kohës.

Ata vlerësuan para se gjithash shkëlqimin e shërbimeve online që na çoi në krye të listës madje para shteteve që kanë zhvilluar historinë e shërbimeve online. Këta (ekspertet politiko-kibernetike) pretendojnë se s’na kishte ndodhur më parë dhe gjithmonë ka një herë të parë por shyqyr me kaq se pale çdo na kishte gjetur në qofte se mbrojtja e skuadrës së AKSHI-T do të ishte thyer. Askush prej tyre nuk përmendi milionat e hedhura në tendera për pajisje, infrastrukturë trajnime etj. që AKSHI ka “inceneruar” dhe që sot duhet të tregonin se nuk ishin shpenzuar kot. 

Modelin shqiptar të shërbimeve online, s'e kam ndeshur apo dëgjuar askund, as në rajon as në Evropë. Të centralizosh aq shume shërbime në një portal apo infrastrukturë do të thotë t'i japësh mundësi kundërshtarit të përqendrojë të gjithë sulmin në to, ku dhe në rast suksesi shkaktohet dëmi më i madh i mundshëm siç është tashme rënia e E Albania, e cila në mënyrë qesharake po krahasohet me stacionet e energjisë me erë që janë sulmuar në Gjermani apo diku tjetër.

Nxitimi i suksesit dixhital nga ana e qeverive, krijoi një strukturë të dobët kibernetike e cila po i kushton shumë shqiptareve çdo orë dhe minutë që kalon, dhe që siç thotë analisti i shquar LV i Reportit të Karlos, në të ardhmen do të duhen shumee po shumee para të tjera për ta sjellë në vete. Ndërkohë që shtetet e tjera kanë krijuar prej kohësh grupet e profesionisteve dhe eksperteve kibernetike të sigurisë për t'ju përgjigjur sfidave të ngjashme, qeveria me anë të inceneratorit të fondeve publike AKSHI-T militant, do të vazhdojë të na mbaje offline me justifikimin se kështu e kanë pësuar rënien edhe mullinjtë e erës në Evrope.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco