Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Presidenti Trump tregoi se si mund të ruhen dhe forcohen liria e siguria

Presidenti Trump tregoi se si mund të ruhen dhe forcohen liria e siguria

12:19, 02/03/2022 Nga Nikola Kedhi
A+ Aa A-

Më 20 janar 2021, isha i sigurt për dy gjëra: Donald Trump po ikte duke lënë një botë më të sigurt e më të lirë dhe shumë shpejt do të pendoheshim të gjithë për largimin e tij nga Shtëpia e Bardhë.Duket se ngjarjet e vitit të kaluar më kanë dhënë të drejtë.

Evropa qëndron në prag të luftës; Perëndimi është në pikën më të dobët morale, politike dhe ekonomike që nga viti 1945; dhe të drejtat individuale janë shkelur në një nivel të frikshëm.

Liria do të jetë një temë e përsëritur e kësaj rubrike. Liria ka marrë goditjet më të forta gjatë pandemisë dhe do të duhet punë e vështirë dhe vullnet si politik dhe shoqëror për ta rikthyer atë atje ku duhet të jetë.Për më tepër, që ne duhet të shkojmë përtej thjesht kthimit të lirisë.

Të gjitha shoqëritë tona – veçanërisht në Perëndim – duhet të sigurojnë që të drejtat dhe liritë tona të mos përdhosen dhe të kufizohenmë kurrë siç ka ndodhur gjatë dy e më shumë viteve të fundit.A do të ketë presion të mjaftueshëm nga poshtë lart për ta arritur këtë?Edhe pse duket e vështirë, nuk është e pamundur.

Në nëntor të vitit 2020, gjyqtari i Gjykatës së Lartë të SHBA, Samuel Alito u shpreh se pandemia kishte sjellë "kufizime të paimagjinueshme" për liritë individuale. Kjo ishte më përpara kufizimeve dhe detyrimeve që do të vinin vitin pasardhës. Tiranë të niveleve të ndryshme u lëshuan në të gjitha të ashtuquajturat demokraci.Burokratët, zyrtarët e pazgjedhur qeveritarë dhe politikanët mbyllën vende të tëra për muaj me radhë, u thanë qytetarëve të tyre se kur mund të dilnin nga shtëpitë, kë mund të takonin dhe çfarë lejohej të shkruhej në llogaritë private të mediave sociale.Qeveritë shkuan edhe më tej kur i dhanë vetes të drejtën për të përcaktuar se kush konsiderohej punonjës thelbësor dhe kush mund të pushohej nga puna.Kulmi i kësaj sage tragjike u arrit pasi krerët e qeverive u lejuan të vendosnin se kush mund të ishte pjesë e shoqërisë dhe kush nuk e meritonte një status të tillë - në një nga aktet më të turpshme dhe të neveritshme të 70 viteve të fundit.

Nën mbulesën e krizës, të gjithë krerët e qeverive dhe shteteve morën më shumë pushtet se çdo paraardhës i tyre në periudhën e pasluftës. Të gjithë përveç një.

Ai që ata e quanin tiran, fashist - dhe autoritar, doli të ishte më demokrati prej tyre. Presidenti i SHBA, Donald John Trump delegoi autoritetin tek shtetet e unionit, mbështeti njerëz të panumërt që protestonin për liritë dhe të drejtat e tyre, dhe i hoqi kufizimet shumë më përpara se homologët e tij në vendet e tjera.

E gjithë kjo shërbeu për të parandaluar që ekonomia amerikane të binte në greminë, gjë që ka më shumë gjasa të ndodhë nën administratën aktuale në Shtëpinë e Bardhë.

Duke ardhur nga një vend komunist, jam i vetëdijshëm se sa e çmuar është liria – dhe sa lehtë humbet apo dhurohet.Perëndimi shpesh e harron këtë sepse e merr lirinë si të mirëqenë.Qytetarët perëndimorë nuk e vlerësojnë konceptin e lirisë dhe të drejtave të njeriut apo dinjitetit, sepse ata kurrë nuk kanë jetuar pa to. Kombet e shtypura, nga ana tjetër, gjithmonë e kanë kthyer vështrimin drejt SHBA-së, për sa i përket  çështjeve të lirisë, duke kërkuar të zbatojnë në vendet e tyre atë që e ka bërë Amerikën të madhe.

Presidenti Trump dukej i ndërgjegjshëm për të gjithë këtë. Ai e riktheu vendin e tij në fenerin e lirisë dhe prosperitetit që dikur ishte nën Presidentin Ronald Reagan. Trump u ngrit si një mburojë e fuqishme e njerëzve të thjeshtë kundër mentalitetit të tufës dhe monopolit të fjalës.

Ata që e kundërshtuan, si në vendin e tij ashtu edhe në Evropë, dolën të ishin tiranët e vërtetë.Pasi ai la detyrën, qeveria e SHBA-së iu bashkua të tjerave në Evropë, Kanada, Australi, Kinë dhe Zelandën e Re në përpjekje për të kontrolluar jetën e qytetarëve të tyre.Ndërsa protestat e lirisë u zhvilluan në disa vende për një periudhë të konsiderueshme, pati një mungesë të qëllimshme të mbulimit nga media dhe një reagim represiv nga demokracitë e Perëndimit.

Kjo tregoi se Presidenti Trump kishte qenë i vetmi aleat i lirisë dhe të drejtave të njeriut, duke shërbyer si një avokat i fuqishëm në skenën globale dhe duke përdorur ndikimin e madh të SHBA-së për të çuar më tej kauzën e lirisë. SHBA-ja mbetet – të paktën tani për tani – një superfuqi udhëheqëse dhe çfarëdo erërash që fryjnë atje, në fund e gjejnë rrugën e tyre edhe në Evropë e gjetkë.

Megjithatë, protestat e kamionistëve në Kanada, për fat të keq pa aleatë politikë në qeverinë kanadeze apo ato të huaja, treguan se përfundimisht zëri i atyre që luftojnë për liritë themelore do të gjejë rrugën përmes kakofonisë shpërqëndruese të medias dhe instinktet autoritare të të zgjedhurve në mënyrë demokratike. Megjithatë, ne duhet të pranojmë se rruga drejt rivendosjes së plotë të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut do të jetë e gjatë dhe e mundimshme.

E njëjta gjë mund të thuhet për sigurinë – e ndërthurur ngushtë me lirinë.Është fakt që sot bota është më pak e sigurt se sa ishte një vit më parë. E majta, në çdo formë që merr, vazhdimisht premton më shumë siguri në këmbim të heqjes dorë nga liritë tona. Kjo është krejtësisht e gabuar.Gjatë pandemisë, kjo u bë e qartë, kur ekspertët e shëndetësisë ndryshuan udhëzimet dhe mandatet e tyre – shpesh dhe në një mënyrë kontradiktore – duke krijuar konfuzion, dhe rritur skepticizmin e shumë njerëzve.

Pra, aështë e justifikueshme, a është e duhur të vazhdojmë të heqim dorë nga liritë tona të fituara me vështirësi në këmbim të një sigurie të pagarantuar, të premtuar nga ata që, në rastin më të mirë, janë po aq të paditur sa ne të tjerët.Mund të argumentohet se shkeljet e të drejtave individuale kanë qenë krejtësisht të pajustifikuara.Edhe në këtë drejtim, Presidenti Trump na kujtoi se nuk kemi nevojë të biem pre e zgjedhjes së rreme ose liri ose siguri. Ne mund t'i kemi të dyja, pa pasur nevojë të heqim dorë nga asnjëra.

Komandanti i 45-të i siguroi popullit të tij si lirinë ashtu edhe sigurinë, pa i detyruar të heqin dorë nga asgjë.Me zbatimin e politikave ekonomike nga ana e ofertës, ai arriti të rrisë mirëqenien e qytetarëve të tij dhe të rrisë shkallën e pavarësisë nga qeveria. Me këtë erdhi një aftësi më e madhe për të mbrojtur dhe forcuar të drejtat individuale dhe dinjitetin njerëzor.

Trump besonte – siç duhet të gjithë ne – se individët dhe familjet mund të vendosin vetë se çfarë është më e mira për ta, duke u ofruar atyre fakte nga shkenca reale, jovendime kontradiktore ekspertësh të motivuara politikisht.

Nga ana tjetër, doktrina e realizmit të principtë që ai paraqiti në Kombet e Bashkuara në vitin e tij të parë si president përfundoi me sukses. Amerika, me anë të konceptit të paqes përmes forcës, arriti të mbajë Rusinë në vendin e vet, frenoi ambiciet bërthamore iraniane, ndaloi agresionet e Koresë së Veriut dhe arriti të krijojë një front perëndimor kundër ekspansionit kinez.

Nën Trump, Amerika u kthye me të vërtetë, jo si një polic global, por si një garantues i lirisë, sigurisë dhe demokracisë – globalisht.Tani, duke ndjerë dobësi në Perëndim, të arritur nga rënia e vlerave morale dhe kulturore, braktisja e parimeve të tregut të lirë dhe politikat e dobëta të sigurisë, Rusia, Kina dhe Irani janë trimëruar. Katastrofa e Afganistanit dëshmoi se qeveria aktuale amerikane ka vullnetin të braktisë aleatët dhe madje t'i lërë qytetarët e saj prapa në duar armike.

Evropa po vetëshkatërrohet gjithnjë e më shumë, çdo ditë, për shkak të "zombifikimit" të qëllimshëm ekonomik dhe qasjes së ekonomisë së centralizuar që ajo ndjek. Kontinenti i Vjetër e ka lënë veten të ekspozuar, ka shkatërruar çdo mundësi për pavarësi energjetike, është e varur nga gazi që vjen nga Rusia dhe e pambrojtur nga dragoi kinez, i cili u mirëprit në brigjet evropiane krahëhapur jo shumë vite më parë.

NATO nuk është e bashkuar dhe duket në krizë ekzistenciale prej kohësh.Asnjë nga krerët aktualë të qeverive perëndimore nuk duket i aftë për të gjetur një zgjidhje nga kjo rrëmujë që ata vetë kanë krijuar. Në fund të fundit, këto çështje nuk kërkojnë politikanë, por liderë, të cilët do të bashkohen rreth vlerave dhe parimeve të përbashkëta dhe do të shfaqin një front të bashkuar, një front që nuk tërhiqet kur përballet me bullizuesit.

Zgjidhja do të ishte një front i ripërtërirë perëndimor, i cili do të qëndronte mbi dy shtylla të forta –  Amerikën dhe Evropën!Megjithatë, si mund të bashkohen këto vende dhe liderë – siç bënë me sukses në vitet 1980 nën Presidentin Reagan, kryeministren Margaret Thatcher dhe Papa Gjon Pali II – në emër të lirisë, demokracisë dhe interesave të përbashkëta të sigurisë kur ata kanë shtypur dhe kufizuar liritë e qytetarëve të tyre? Si mund të dënojnë Rusinë apo Kinën për shkeljen e të drejtave të njeriut, kur kanë bërë të njëjtën gjë gjatë dy e më shumë viteve të fundit?

A ka ndonjë kredo morale për t'u bashkuar në mbrojtje të vlerave perëndimore kur forcat progresive të majta kanë mbështetur organizatat që duan të anulojnë kulturën, të fshijnë traditat dhe të rishkruajnë historinë?

A mund të flasim për një front të bashkuar, kur Gjermania furnizohet me gaz rus dhe synon të qëndrojë neutrale në konflikt, shumë politikanë evropianë duan marrëdhënie më të ngushta me Rusinë dhe Kinën, ndërsa Ariu dhe Dragoi kërkojnë të krijojnë një aleancë kundër Perëndimit? Edhe teksa tanket dhe raketat ruse bien mbi njerëz të pafajshëm në Ukrainë dhe llahtarisht integriteti i një vendi sovran cenohet, Gjermania, Italia apo vende të tjera evropiane hezitojnë të përdorin presionin e sanksioneve më të rënda ndaj Presidentit Rus dhe oligarkëve që e mbështesin.

Jemi të sigurt se lush do të përfitojë më shumë dhe humbasë më pak nga një konflikt në Ukrainë?A është Rusia, apo ato qeveri perëndimore shumë të etura për të larguar vëmendjen e votuesve të tyre nga problemet e brendshme? Cilado qoftë përgjigja, Rusia mendon se mund të provokojë dhe komprometojë integritetin territorial të Ukrainës, sepse është bërë e qartë se kostot për ta bërë këtë janë të tolerueshme dhe përfitimet shumë më të larta. Kjo është një dhuratë që Perëndimi ja ka bërë ariut rus.

Liria dhe siguria shkojnë paralelisht me patriotizmin, kapitalizmin e tregut të lirë dhe respektimin e traditës, normave kulturore dhe historisë. Tani, siguria po vuan për shkak të një lufte vetëshkatërruese të nisur nga Perëndimi kundër parimeve që e kanë forcuar në dekada atë. Presidenti Trump ua kujtoi këtë të gjitha kombeve – megjithatë brenda një periudhe një vjeçare ne duket se e kemi harruar.

Ne i dhamë një goditje të tmerrshme lirisë, sigurisë dhe zakoneve, historisë dhe traditave tona. Nëse shoqëritë tona nuk i kthehen këtyre vlerave thelbësore, Perëndimi do të kthehet një gjë kujtim tëparëndësishëm në analet e historisë, dukedhuruar rendin e ri botëror në duart e atyre që janë kundër demokracisë dhe lirisë.

*Shkrim për rubrikën Pa Dorashka në Newsmax

Nikola Kedhi është një Konsulent Financiar në Deloitte dhe kontribuues në media të ndryshme në SHBA dhe Evropë, duke përfshirë Fox News, European Conservative, Il Giornale, the Federalist dhe shumë të tjerë. Është shkruesi i rubrikës Pa Dorashka në Newsmax. Artikulli pasqyron vetëm pikëpamjet e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco