Votoni në 6 mars 2022 Hekuran Xhanin – Votoni kundër pabesisë dhe paaftësisë së Lulzim Bashës!

Votoni në 6 mars 2022 Hekuran Xhanin – Votoni kundër pabesisë dhe paaftësisë së Lulzim Bashës!

09:19, 21/02/2022
A+ Aa A-

Nga Ibrahim Morina/

Prej ditësh zgjedhjet e pjesshme vendore kanë rikthyer vëmendjen te ballafaqimi politik, i cili do të ulë siparin në datën 6 mars 2022. Këto zgjedhje vendore më gjejnë të angazhuar, midis të tjerave, edhe në njësinë administrative të Rrogozhinës e cila është një nga 6 bashkitë që i nënshtrohet garës elektorale të së dielës së parë të marsit. Angazhimi im edhe në këtë njësi administrative, nuk është i rastësishëm. Për ata që nuk e dinë, unë kam një lidhje afektive me Rrogozhinën ku kam kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës sime. Rrogozhina në vitet 1972 – 1976 u bë për mua jo vetëm një strehë, në kuptimin parësor të kësaj fjale, por u bë një vatër e rëndësishme e arsimimit tim. Në kohën kur në Fier më mohonin të drejtën e arsimimit të nivelit të mesëm, gjimnazi i Rrogozhinës hapi dyert e jetës për mua, duke shkelmuar kufizimet persekutuese ndaj meje dhe duke më dhënë mundësinë të arsimohem. Për këtë arsye lidhjet e mia me Rrogozhinën janë shumë të veçanta, sigurisht shumë vlerësuese. Natyrisht konsideratat e mia shkojnë për njerëzit e kësaj zone, për mësuesit dhe shokët e mi të shkollës të cilët më pranuan dhe më bënë pjesë të shoqërisë së tyre, me gjithë “cenin politik” që “më rëndonte” mbi shpatulla...

Vitet e mëvonshme lidhjet me Rrogozhinën i kam ruajtur dhe forcuar, duke e shtuar rrjetin e të njohurve të mi me të tjerë persona të mrekullueshëm. Më e fundmit njohje imja është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani, i diplomuar për Mjekësi Veterinare.

Nuk do ti shkruaja këto radhë, në qoftë se Hekuran Xhani nuk do të më befasonte këto ditë me qytetarinë, fisnikërinë, ndershmërinë dhe thjeshtësinë e tij. Arritja në këto vlerësime është për mua edhe pjesë e opinioneve dhe konsideratave e shumë e shumë personave të kontaktuar ditët e fundit, të njohur apo të takuar rastësisht. Dhe jo vetëm kaq, por vlerësimet pozitive për Hekuran Xhanin, nuk kanë munguar edhe nga kundërshtarët politikë.

Rreshtimi i tij, krah Foltores, si kandidat i fitores për “Shtëpinë e Lirisë”, është një vlerë e shtuar për këtë person shumë të veçantë. Vlera në këtë rast i rritet, kur ai, si një biznesmen, më saktë një fermer i suksesshëm, pranon të heqë dorë nga arritjet dhe sukseset e tij personale dhe të vihet në dispozicion të zgjedhësve të Rrogozhinës, duke kandiduar për fitoren e kësaj bashkie. Hekuran Xhani, i cili shqetësohet për abuzimet që ish-drejtuesit kanë bërë me fondet e kësaj bashkie, i cili shqetësohet për mungesën e ujit të pijshëm, i cili shqetësohet për mungesën e investimeve në zonat urbane e rurale, i cili shqetësohet edhe për mungesën e investimeve në bujqësi, kur ka mbetur më pak se gjysma e mandatit, zgjedh të sakrifikojë biznesin e tij dhe përvojën e suksesshme menaxhuese ta vërë në dispozicion të komunitetit, pjesë e të cilit është edhe ai vetë.

Me kandidimin e tij për fitoren e bashkisë së Rrogozhinës, Hekuran Xhani vjen edhe me një përvojë jo të vogël politike por edhe drejtuese në strukturat pushtetit vendor. Si nënkryetar i PD-së, Rrogozhinë, student i Dhjetorit 1990 Hekuran Xhani, ka qenë një nga themeluesit e PD-së në fshatrat e njësisë administrative Lekaj, ndërsa ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të PD-së në njësinë administrative Lekaj gjatë viteve 2008 – 2012. Në vitet 2007 – 2015, ai ka qenë edhe sekretar i Këshillit të Komunës Lekaj.

Në kushtet aktuale që gjendet PD, Hekuran Xhani, me rreth 90 për qind të mbështetjes së degës së kësaj partie në Rrogozhinë, është kandidati më besimplotë për fitoren e kësaj njësie vendore.

Mbështetja e madhe e tij nga baza e degës së PD-së është një mesazh, është një provë historike, se anëtarësia e kësaj partie nuk e fal pabesinë dhe paaftësinë e Lulzim Bashës. Angazhimi i strukturave të PD-së në mbështetje të Hekuran Xhanit, kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” njëherazi është një tregues, i shpresës, besimit dhe ndërgjegjësimit të drejtuesve vendorë të PD-së, te Foltorja dhe te rithemelimi i PD-së, me synimin e madh, përmbysjen e madhe dhe rikthimin e kësaj partie te fitorja e harruar prej mëse dy mandatesh.

Ndërsa baza e PD-së është një pjesë e votuesve që do ta çojnë Hekuran Xhanin drejt fitores së bashkisë së Rrogozhinës, qindra e mijëra votues të tjerë që kanë konfirmuar votën e tyre për këtë kandidat, janë garancia më e madhe, e ndryshimit të madh të pritshëm, kur edhe Rrogozhina, por edhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, do të kenë rolin dhe kontributin e tyre historik për përmbysjen e madhe.

Ndaj në përfundim të këtyre radhëve, nuk mund të rri pa apeluar...

Votoni në 6 mars 2022 Hekuran Xhanin!

Votoni për atë që është dhe për atë që do të bëjë Hekuran Xhani për Rrogozhinën!

Votoni për goditjen përfundimtare ndaj pabesisë dhe paaftësisë së Lulzim Bashës!

Votoni për ngritjen e siparit për përmbysjen e madhe!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco