Lal Eri nuk jeton dot pa skena krimi!

Lal Eri nuk jeton dot pa skena krimi!

12:30, 01/03/2021
A+ Aa A-

Nga Ilir Pecnikaj

Lal Eri po konsumon një akt, jo vetem penal por edhe kriminal i cili në çdo vend të qytetruar do të ndiqej penalisht, për genocid ndaj popullsisë së kryeqytetit, PËR FAVORIZIMIN E PËRHAPJES SË PANDEMISË ME DASHJE.

Në të gjitha pikat e shitjes së aboneve në qytetin e Tiranës, abonet të cilat për ligj kushtojnë 1600 lek (biletë e prodhuar nga MF), janë shitur me 1000 lek.

E gjithë kjo bëhet me bekimin e bashkisë, për të favorizuar mbushjen e transportit urban kundër edhe akteve normative të nxjerra nga kjo qeveri.

Krimi nuk ndalet me kaq, sepse ne këmbim të ketij "sherbimi", Lal Eri u ka premtuar kompanive që pas zgjedhjeve këto abone do të shkojnë 2000 lek.

Ky krim është të paktën që nga fillimi i vitit që po kryhet, përsëris: me bekimin e Lal Erit dhe nën sytë e kontrollit të shtetit dhe të prokurise.

Ky krim ka ndikuar drejt për drejt në rritjen e rasteve pozitive në Tiranë.

Një gjë e tillë shihet në shkallën e lartë të infektimeve në Tiranë e cila në keto dy javet e fundit është 450-600 infektime në ditë, ose 23000 pozitiv në total, këto të deklaruara nga MSHMS (sigurisht që janë edhe 5-10 herë më shumë).

NDALONI NJË KRIM TË TILLË!

Shqiptaret kanë nevojë të ndihmohen për të kaluar këtë pandemi dhe jo, përveçse lënies së tyre në mëshirë të fatit, po shtyhen drejt katastrofës së pa llogaritshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco