Dhe këtë herë si përherë…Bullist Kryeministër!

Dhe këtë herë si përherë…Bullist Kryeministër!

10:34, 12/01/2021
A+ Aa A-

Nga Ilir Pecnikaj/

Sot kryeminister, Sulltan Surreli i tha popullit të vet se kam gjetur 11000 dozë vaksina, por nuk do ta tregoj nga kanë ardhur.

Një gjë e tillë bëhet në tregun e zi, ku fytyra të dyshimta duan me deomos të të shesin një celular të vjedhur, dhe me cdo kusht ta lënë në dorë. Këtë nuk mund ta bëjnë një shtet ku prezumohet se transparenca duhet të jetë hallka e parë, dhe jo errësira e "tregut të zi". Kur bëhet fjalë për vaksinën COVID-19, e cila për gjithë njerëzimin është një risi, dhe që shumë grupime shoqërore janë kunder saj (ai me i njohuri NOVAX), duhet që transparenca mbi marrjen, mënyrën e ruajtjes, transportimit e deri në injektimin tek popullata të jetë sa më e madhe.

Pra asnjë budalla sado "babë" ta vetëquaj veten nuk mundet kurrsesi të marrë vaksinën "në treg të zi" për ta përdorur për propoganden elektorale bulliste të tij.

Në asnjë vend të Europes, as mbreterit nëpër botë, nuk kemi parë që kryeministri të hyjë në rresht me mjekët për të vjedhur "vaksinën apo placebin" e radhës bluzave të bardha.

Por me keqardhje pashë që asnjë bluzë e bardhë nuk protestoi ndaj mënyrës klandestine dhe pa asnjë lloj transparence të shpërndarjes së vaksines, por në rresht pas "deles se kuqe" e me pas "ujkut të zi" me kembore, pa u dëgjuar me shumë se po të ishin në rresht për në parajsë...

Sulltani të gjitha i mban të fshehta: tenderat i mban të fshehta, po ashtu spitalin covid-4 e mbajti të fshehtë, dhe pse vlera e tij i kalonte 10 milion euro,... e tani po të njëjtën gjë po bën dhe me vaksinën.

Kjo e fundit është e pa falshme, sepse abuzimi sado i vogel qoftë nga prejardhja apo nga mos menaxhimi i mirë i zinxhirit ftohes do të kishte konseguenca të pa perllogaritshme për shëndetin e kujdo që ta marrë atë vaksinë.

Cdo ditë e më shumë të mbushet mendja se ne nuk kemi një kryeminister, në rastin më të mirë një person që për karrigen e tij injoron çfarëdolloj rregulle dhe rregullorje (injorant), e një rastin më të keq, një kriminel diktator që për hir të karriges së tij abuzon edhe me jetën, shëndetin dhe lirit e popullit të vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco