8 dhjetori, a është rrëzuar sistemi komunist?

8 dhjetori, a është rrëzuar sistemi komunist?

13:03, 08/12/2020 Nga Arben Vata
A+ Aa A-

-Shikoni partitë, mediat, biznesin e elitat për të kuptuar se koha ka fluturuar por pushteti ka mbetur aty ku ishte

Për të kuptuar nëse sot, 30 vjet pas nisjes së protestave për rrëzimin e regjimit komunist, ka rënë ky sistem apo është përtërirë me emra dhe pasues të po vetë atij sistemi mjafton të shikosh se kush janë ata që drejtojnë partitë politike, mediat, bizneset e mëdha, OJF e cilat janë ata që përbëjnë atë që quhet ‘elita intelektuale’ e vendit.

Nëse njihni rrënjët e tyre arrini të kuptoni se asgjë nuk ka ndryshuar. Rinia që kërkonte Shqipërinë si Europa, e ka kuptuar këtë dhe është nisur prej kohësh drejt Europës, duke kuptuar se sado të protestosh ajo që arrin është që po largove bijtë e bijve të komunistëve, në pushtet do të vijnë nipërit e tyre.

Edhe ata janë në Europë, por duke u shkolluar për të qenë të gatshëm të jenë elita e ardhshme shqiptare. Të dy palët e të rinjve gjenden nëpër Europë, por trashëgimtarët e komunizmit janë gjithnjë një hap përpara. Njëra palë punon e tjetra shkollohet.

Ta gëzojmë ditën e pushimit sepse ëndrra për në Europë vazhdon...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Puntori27/06/2021 21:59

Jo,jo nuk është rrëzuar sistemi komunist. Vërtetë, Ai e ka humbur vetëm një betejë dhe ka nxjerrë mësime të dobishme për të ardhmen. Besoni! Aq kohë sa të ekzistojë klasa punëtore dhe në ballë të saj do të qëndrojë edhe ideologjia e saj. Është e sigurtë, se sistemi i qeverisjes sipas ideologjisë së klasës punëtore do të rivendoset shumë më i fuqishëm!

Puntori27/06/2021 21:56

Jo,jo nuk ëshë rrëzuar sistemi komunist. Vërtetë, Ai e ka humbur vetëm një betejë dhe ka nxerrë mësime të dobishme për të ardhmen. Besoni! Aq kohë sa të ekzistojë kllasa punëtore dhe në ballë të saj do të qendërojë edhe ideollogjia e saj. Është e sigurtë, se sistemi i qeverisjes sipas ideollogjisë së kllasës punëtore do të rivendoset shumë më i fuqishëm!

Shto koment

Denonco