‘Edhe 7 sekonda, tragjedia do të kishte ndodhur’, gazetarja rrëfen tërmetin e 26 nëntorit

‘Edhe 7 sekonda, tragjedia do të kishte ndodhur’, gazetarja rrëfen tërmetin e 26 nëntorit

16:33, 26/11/2020 Nga Armela Ferko
A+ Aa A-

Nga Armela Ferko

Nese lekundjet do vazhdonin edhe 7 sekonda, tragjedia do kishte ndodhur’…’Do kishte perfunduar si Thumana’… Keto fjale te disa prej eksperteve qe inspektuan pallatin tone me kane ngelur ne mendje ende sot.

Me kane bere te kuptoj sa i holle eshte filli qe ndan jeten nga vdekja, por edhe sesa pak vlen jeta ne Shqiperi. Babezia per te fituar para edhe nga cimentoja, me te cilen behet betoni- kaq vlente jeta e familjes sime dhe dhjetra familjeve te tjera ne kompleksin ku une BANOJA. Po, po BANOJA! Sepse qe prej dhjetorit 2019 pallati eshte shpallur i pabanueshem ne shkallen DS4.

Ai ka demtim te kolonave dhe te struktures mbajtese. Por historia mbyllet me kaq! Bashkia ka prezantuar nje projekt per rikonstruksion qe ne daten 16 korrik, e gjithcka eshte stopuar aty, si gjithmone ne projekt 3D.

Tani pervec harreses se bashkise Tirane, rreth dates 1 nentor 2020 (pak dite nga nje vjetori i termetit tragjik) u kujtua edhe prokuroria qe nuk ka mbledhur ende provat!!!!!!!!

Ishin dy pseudo-eksperte nga prokuroria, te cilet as dinin cfare kerkonin dhe as cfare do benin, por ama per nje gje ishin te sigurte: pallati nuk mund te nise rikonstruksionin, pasi prishen ‘provat’ dhe eshte ende nen hetim…..

Nderkohe taksapaguesit shqiptare vijojne te paguajne per bonuset e qirave, qe as nuk mjaftojne per te siguruar nje banese me qira ne Tirane. Gjithsesi, jane para te shperdoruara, sepse pallati mund te ishte rregulluar, e nuk do kishte nevoje per shpenzime te tilla, qe nuk jane as zgjidhje.

A ka banore qe jane rikthyer ne pallatin qe rrezikon te shembet ne termetin e radhes? Sigurisht qe po!….sepse te lodhur nga pritja e kot, shumekush ka vendosur te rrezikoje jeten e vet dhe te femijeve, duke u rikthyer ne strehen e vet (qe per shume njerez, eshte me e sigurta ne bote)

E kuptoni se cfare neverie kam kur shoh gjithe shoën propagandistik mbi gjerat fantastike te rindertimit? Kur nje pallat ne Tirane, me projektin gati, nuk arrin te beje thjesht nje rikonstruksion permes forcimit te struktures, imagjinoni per dhjetra pallate apo banesa, ne Durres apo me gjere….

Ne keto ore te para te 26 nentorit trupi me dridhet, sepse mengjesi i nje viti me pare eshte ende prezent tek une…jam e bindur, si tek shume prej jush. Por trauma me e madhe eshte ajo qe krijohet nga tallja e vet shtetit.

Uroj qe Zoti mos te na sprovoje me nje tronditje tjeter, sepse justifikimi per viktimat eshte gati…njejte si fatkeqet qe u lane te vdisnin brenda pallateve ne Thumane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco