A mjafton vetëm heqja e akcizës së naftës për fermerët?

A mjafton vetëm heqja e akcizës së naftës për fermerët?

20:36, 20/10/2020
A+ Aa A-

Nga Enon Karapici

Duke nisur nga viti 2021 do të fillojë të aplikohet skema e furnizimit të naftës pa akcizë për fermerët. Nëpërmjet kësaj synohet të realizohet një ulje e kostove për prodhimin e produkteve bujqësore.

Sigurisht, këto skema janë përdorur edhe nga vendet e zhvilluara që nga fillimi i viteve 2000. Implementimi duhet të jetë i thjeshtë dhe praktik, në mënyrë që të sjellë efekte reale në këtë sektor.

Heqja e akcizës së naftës mendohet të sjellë një rritje të numrit të fermereve nga 47.000 që numërohen aktualisht në rreth 100.000. Në Shqipëri nuk ka ende një numër të sakte të fermerëve. Vlerësohet që numri i fermerëve është përgjysmuar nga 350.000 në vitin 2001, në 150.000 aktualisht. Ky fenomen ka ardhur si pasojë e lëvizjes së popullsisë brenda dhe jashtë vendit.

Që një fermer të përfitojë nga skema, fillimisht duhet të regjistrohet zyrtarisht dhe të deklarojë sipërfaqen e tokës. Mbi bazën e këtyre të dhënave, do të bëhet llogaritja e sasia e naftës që përfitohet pa akcizë.

Përvec akcizës, subvencionimi dhe rimbursimi I inputeve bujqësore do te ndikonte drejtpërdrejtë.

Gjithashtu nese do te ruhet skema aktuale regjistrimi i fermerëve do të kete dhe një kosto mesatare vjetore prej 37.000 leke në vit. Kjo shumë do të paguhet për kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shëndetsore.

Nga ana tjetër, ulja e rimbursimit të TVSH-së në shitje, që është aplikuar për fermeret që nga viti 2019 nga 20% në 6%, ka ndikuar direkt në uljen e interesit të agropërpunuesve për produktet e tyre, pasi të njëjtat produkteve të importuara, u njihet kreditimi i TVSH-së në vlerën 20%.

Nëse i referohemi vendeve fqinjë apo të zhvilluara, për incentivimin e bujqësisë janë ndjekur politika agrare ambicioze. Përshembull, në Maqedoninë e Veriut, bujqësia ështe sektori me rritjen me madhe ekonomike vjetore, në mbi 10%. Kjo është realizuar nëpërmjet aplikimit të incentivave si fonde për zhvillimin e bujqësisë deri në 160 milion Euro në vit, motivimi për përdorimin e standadeve evropiane të ushqimit, rritja e pagës mesatare në këtë sektor deri në 500 Euro, mbështetja e arsimit në fushën e bujqësise me shkolla të mesme e institucione të arsimit të lartë.

Vende si Italia, nisur nga situata aktuale e krizës së pandemisë Covid-19, ka dhënë fonde zhvillimi pa kthim për rreth 30.000 Euro për çdo fermer që ka pasur ulje te veprimtarisë për më shumë se 40%.

Vendi ynë duhet të mbështesë dhe zhvillojë këtë sektor në vitet ardhshme. Kjo kërkon hartimin e politikave më te mira dhe afatgjata. Zgjidhjen përfundimtare të problemeve te pronësise, ofrimi I kredive të buta për zhvillimin e infrastukturës dhe fuqizimin e industrisë përpunuese. Krijimin e tregjeve bujqësore që do të vendosin dhe politikat e përcaktimit të cmimeve etj.

Shqipëria me kushtet e saj te favorshme duhet te vendosë përparësite e saj konkuruese në tregjet rajonale dhe europiane duke theksuar klimën e saj mesdhetare.

Per fermeret dhe sektorin e bujqësisë i cili është një sektor jetik qeveritë nuk duhet te flasin vetëm ne periudhat para zgjedhore. Ajo kërkon një përkushtim konkret dhe vision te qartë për të ardhmen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco