Vizita në Kosovë, prelud i Kryeministrit të Ri të Shqipërisë

Vizita në Kosovë, prelud i Kryeministrit të Ri të Shqipërisë

23:39, 26/07/2020 Nga Lulzim Omuri
A+ Aa A-

Nga Lulzim Omuri

12 vite të pavarësisë shteti më i ri, ai i Kosovës është përballur me sfida të shumta.

Vështirësitë e krijimit të institucioneve, të njohjes nga shtetet e tjera (me rëndësi të veçantë nisja e bisedimeve për njohje reciproke nga Republika e Serbisë), të integrimit në Bashkimin Europian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, në krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë disa nga çështjet për t’u zgjidhur nga faktorët e politikëberjes në Kosovë.

Në kushte të tilla, është shumë e rëndësishme ofrimi i mbështetjes, i sigurisë dhe eksperiencës nga bashkëkombësit shqiptare, nga shteti shqiptar, dhe nga përfaqësuesit e saj në arenën ndërkombëtare.

Në 2 javë ne pamë 2 vizita të përfaqësuesve më të lartë të politikës shqiptare në Kosovë.

Kryeministri i cili shkoi për të mësuar më shumë se çfarë ndodhi pas thirrjes në Gjykatën e Hagës të presidentit Thaçi, për akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte.

Por sakaq përveçse nuk kishte asnjë deklaratë të përbashkët për mediat në çdo takim që zhvilloi, imazhi i përcjellë nuk mund ta përligjte faktin se nuk ishte fort i mirëpritur atje ( pa harruar se Ramush Haradinaj deklaroi se nuk mund të takonte një paditës, ndërsa ish-kryeministri Kurti zgjodhi të mos e presë në hyrje kryeministrin, por ishte nënkryetari i Vetë-Vendosjes ) dhe e gjithë vizita transmetoi asgjë më shumë se sa një kryeministër në ikje dhe të ngelur vetëm.

Krejt ndryshe ishte takimi i liderit të opozitës shqiptare Lulzim Basha, i ftuar nga Kryeministri i Kosovës Hoti, në një pritje dinjitoze. Në vizitën e tij 2 ditore nuk munguan deklaratat e përbashkëta dhe mesazhet e forta për të ringritur urat e bashkëpunimit midis 2 vendeve tona.

Basha ritheksoi se do të punonte konkretisht për të finalizuar projektet e nisura dhe se bashkëpunimi, sidomos ai ekonomik do jetë prioritet kyç e vendimi i tij i parë si kryeministër do të ishte heqja e traut dhe taksës së Rrugës së Kombit, pengesë e shtuar kjo për Kosovën dhe Shqipërinë.

Takimet e liderit të opozitës u shoqëruan me nderime dhe vlerësime për qëndrimet e qarta dhe të vendosura të tij kundrejt zhvillimeve politike të Kosovës dhe mbështetjes së vazhdueshme të treguar në krijimin e institucioneve të shtetit më të ri, duke e falënderuar që ka qenë gjithashtu i gatshëm për të këshilluar kurdoherë në vendimet që janë ndërmarrë.

Dukshëm politika dhe qeverisja në Kosovë kërkon një partner real dhe serioz në udhëtimin e saj drejt Europës dhe Aleancës Euroatlantike, për të konkluduar gjithashtu me marrëveshje të frytshme dypalëshe në shërbim të qytetarëve në të dy vendet tona, sikundër nuk ka ndodhur në 7 vitet e fundit të qeverisë shqiptare, që përveç mungesës së bashkëpunimit, shpeshherë vendimet kanë ndikuar negativisht në marrëdhënien midis Kosovës dhe Shqipërisë ( kujtojmë këtu psh taksën e vendosur në rrugën e Kombit ose deklaratat dhe qendrimet jo konsistente të kryeministrit kundrejt ngjarjeve politike)

Por krejt ndryshe kryetari i opozitës nga ana tjetër përcolli në çdo takim rëndësinë e bashkëpunimit dhe respektimit të institucioneve, për të krijuar një shtet të fortë dhe të denjë për qytetarët kosovarë. Ai shprehu se do të mbështesë gjithmonë vendimmarrjen politike të Kosovës dhe se Shqipëria duhet dhe do t’i jetë asaj në krah.

Pikërisht duke ofruar sigurinë e nevojshme, besimin në ndërtimin e institucioneve dhe mbështetjen e pakufizuar të Shqipërisë, për të krijuar stabilitetin e duhur në Rajon, nuk ishte asgjë më pak se sa një përfaqësim dinjitoz nga lideri i opozitës shqiptare. Detaj që dha mesazh të pashlyeshëm dhe u përkthye nga lideri i opozitës si përgjegjësi ndaj Kosovës, ndaj kombit shqiptar, ndaj luftës së paraardhësve tanë për liri dhe pavarësi, ishte flamuri i Isa Boletinit që ju dhurua nga pasardhësit e Isa Boletinit për ta vendosur në zyrë si Kryeministër

Kosova ishte e qartë në mesazhin e saj, lëkundjet e vazhdueshme në vendimmarrje dhe qëndrimet jo të qarta në mbrojte të interesave të Kosovës, nuk mund ta lejonin që të kishte si fokus, si pikë orientimi dhe bashkëpunimi këtë qeveri, por përkundrazi ishte komunikimi i paanshëm, konstruktiv, parimor dhe besimplotë ajo që u përkthye në qëndrimin e Kosovës, duke respektuar dhe duke njohur si diskurs të ri te politikës shqiptare, kryeministrin në ardhje, Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco