Aristoteli, Lessing, Schiller e Brecht, si dhe drama e sotme e shqiptarëve!

Aristoteli, Lessing, Schiller e Brecht, si dhe drama e sotme e shqiptarëve!

14:21, 21/07/2020
A+ Aa A-

Nga Enver Bytyçi/

Aristoteli (384-322 v. Chr) është i pari filozof që zbuloi dhe zhvilloi teorinë e dramës dhe që formuloi strukturën themelore të saj. Ndërsa Gotthold Ephraim Lessing në veprën e tij "Dramaturgjia e Hamburgut" (1768) bazuar në strukturën themelore të dramës konkludon se Aristoteli e zhvilloi konceptin e tij bazuar në dy komponentë, bashkëvuajtja dhe frika. Sipas Lessing vuajtja shkakton frikën e fatkeqësive të ardhshme, të cilat konsiderohen edhe si tmerr për njerëzimin.

E më tej, nocionet për dramën dhe tragjeditë i zhvilluan dijetarë, filozofë dhe krijues të tjerë, si Fridrich Schiller e Bertochlt Brecht. E nisa me këtë diskurs komentin për të provuar se në ditët e sotme po luhet me të njëjtat përmasa drama shqiptare. Aktorë të kësaj drame që shkon në kufijtë e tragjedisë tashmë jemi vetë ne shqiptarët.

Duke ditur se dramaturgjia përbën artin e shprehjes së ndërgjegjes njerëzore duhet vënë në dukje fakti që ne jemi bërë pjesë e skenës dramatike si popull e si komb, e njëkohësisht kemi zgjedhur aktorët tanë, të cilët quhen politikanë për ta luajtur rolin komik të dramës sonë të përgjithshme. Shqipëria ka kaluar shumë drama në historinë e saj. Në fillimin e shekullit XX përjetoi dramën e copëtimit të territoreve të saj. Por aktorë dhe autorë të atyre dramave nuk ishin shqiptarët. Pas më shumë se 100 vitesh na është shtuar drama e vetvetes, drama e protagonizmit tonë skenik, me qëllim shkatërrimin e identitetit tonë, zhbërjen e territorit e të shtetit të Kosovës.

Dy aktorët kryesorë të kësaj tragjedie janë kryeministri i zgjedhur nga ne, Edi Rama dhe presidenti i zgjedhur me marrëveshje politike nga parlamenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kësisoj ne që dukemi si spektatorë të shfaqjes dramatike, jemi njëkohësisht edhe autorët e themelimit të dramës dhe tragjedisë së sotme shqiptare që e ka emrin varfëri, rrënim, e deri kërcënim për ekzistencë. Drama e sotme e jona ka të bëjë me vuajtjen, d.m.th bashkëvuajtjen e përgjithshme, me qëllim plotësimin e kënaqësive shpirtërore dhe sociale të një grushit politikanësh dhe oligarkësh.

Dhe ndonëse në vetëdijen e shpirtin tonë ndjejmë dhimbje, vuajtje e njëkohësisht frikë për fatkeqësitë që na kanosen prej këtij grushti politikanësh dhe oligarkësh që e sundojnë jetën tonë të përditshme, përsëri jetojmë si në ëndërr, sikur tek ne nuk ndodh asgjë e shpesh herë ushqejmë pashpresën për ta kapërcyer këtë gjendje dramatike e tragjike njëkohësisht të vendit tonë e të shqiptarëve në Ballkan.

Drama jonë është shpëlarja e trurit përmes propagandës. Drama jonë është fatalizmi. Për pasojë edhe mungësa e shpresës. "Çfarëdo që të bëjmë, prapë Edi Rama do t'i vjedh dhe do t'i blejë zgjedhjet", thonë disa. "Sido që të sillemi, prapë Serbia nuk do të pajtohet me shtetësinë e Kosovës pa marrë territore prej saj", thotë Baton Haxhiu! "Ngado që të sillemi, ne jemi të detyruar të bëjmë atë që na e kërkojnë tjerët", thonë disa tjerë. Janë njëmijë e një teza dhe hipoteza të tilla që propaganda e shpëlarjes së trurit të shqiptarëve i mëkon çdo ditë e çdo orë përmes një rrjeti të gjerë mediatik, ndërkohë që shqiptarët hallakaten në dramën e tragjedinë e vet, pa kuptuar se indiferenca e tyre vetëm se e thellon krizën në të cilën jetojmë.

Nëse i referohemi Aristotelit të antikitetit dhe dramaturgëve të tjerë nga shekulli I XVIII e këtej, atëherë ne do të zbulojmë faktin se nuk e kemi kapërcyer ende gjendjen dramatike të para tre shekujve, se jemi pjesë e fatalitetit të asaj kohe dhe ruajmë instiktet e nënshtrimit para fatit të përcaktuar nga despotë të tillë si Edi Rama, Hashim Thaçi e të tjerë liderë, të cilët vetë i kemi prodhuar si të tillë. Dhe jo vetëm i kemi prodhuar. Përkundrazi u japim kurajo që ata të vazhdojnë të na sundojnë në mënyrë dramatike, duke prodhuar kriza e tragjedi të njëpasnjëshme për shqitarët dhe kombin shqiptar! Ne prodhojmë kriminelë dhe i mbrojmë ata. Madje i broohorasim dhe soldarizohemi deri në vetmohim me ta! I tillë është rasti i Hashim Thaçit, i cili pritet si hero pas kthimit të tij nga Haga dhe kësisoj i jepet zemër që ta vazhdojë skenarin dramatik e tragjik të zhbërjes së shtetit e tërësisë territoriale të Kosovës. Drama jonë është se jetojmë me imazhin dhe jo të vërtetën, se indoktrinohemi nga fjalët dhe nuk ndikohemi nga sjelljet, se bëhemi copa për ta mbrojtur interesin tonë vetjak dhe jo atë nacional, se marrosemi pas liderit dhe nuk shohim te ai prapështitë dhe dëmin që i shkakton kombit. Prandaj dhe tek ne vegjetojnë liderë e politikanë hajdutë, kriminelë, të pashpirt e mizorë, grabitqarë e të pabesë, mashtrues e paranojakë, të cilët nuk ngopen me mundin, djersën, resurset dhe pasuritë e territorit që sundojne.

Drama jonë është papërgjegjshmëria jonë, e cila voton papërgjegjshmërinë dhe rrenën më të madhe të mundshme! Sikur të ishin gjallë Aristoteli, Lessing, Schiller dhe Brecht, me siguri që studimi për modelin e shoqërisë shqiptare do t'i kishte nxitur ta pasuronin teorinë e tyre filozofike sa i përket dramës, tragjedisë, vuajtjes dhe mungesës së shpresës e perspektivës që shkakton lidershipi politik yni në qeverije!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco