Tare 'kërcen' nga fundi detit për të 'zhytur' Camajn e Koliqin

Tare 'kërcen' nga fundi detit për të 'zhytur' Camajn e Koliqin

17:44, 07/07/2020
A+ Aa A-

Nga Arben Vata -

Të quash tradhëtar, dike që ka dashur e punuar për të rrezuar regjimin diktatorial të Enver Hoxhes, nuk është gjë tjetër, veçse keqardhje apo nostalgji për atë sistem.

Pavarësisht se me kë bashkëpunon për të larguar farën e keqe që zuri rrenje në drejtimin e vendit pas luftës, nuk do të thotë se ke luftuar kundër vendit tend e njerezve të tu.

Partia nuk është Shqipëria.

Të trajtosh në menyre të njeanshme dhe spekulative figura të tilla e komplekse si Camaj e Koliqi, është dashakeqësi me dashje. Është një tjetër persekutim që i bëhet vlerave të tyre letrare e gjuhesore. Nuk është çudi që pak nga pak në tekstet shkollore, të fillohet e flitet për ta njesoj si në kohen e Enverit, si tradhtare e kuislingë. Keshtu shtrohet terreni për ti hequr fare edhe nga tekstet shkollore e më gjere.

Nuk do të zgjatem shume për të shprehur keqardhjen për denigrimin me qëllim te tyre, një gje që duket qartë si drita e diellit. Për t'u parë mbetet arsyeja se përse ky sulm ndaj tyre në këto momente dhe përse nga një studiues si Auron Tare, i cili me këtë "pushkatim" pas vdekjes të Camajt e Koliqit, shenon hulumtimin e tij të parë ( sipas asaj që di une) në fushen e spiunazhit.

Nuk mund të hamendësoj, sikurse bën Tare në studimin e vet të detajuar, por çudia është sesi nga kerkimet nenujore ai ka kaluar në germimet e arkivave të spiuneve të Sigurimit të Shtetit?!...

(Për rastesi dhe jo domodoshmerisht lidhet me Auronin, por kur po mbyllja kete shenim te shkurtër më ra ndermend një shprehje nga filmi Perballimi, ku një "kulak" i thoshte një funksionari të PK : "Gërmo Tare gërmo se aty kam qenin e ngordhur ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco