Nga Elmaz Sherifi
‘Foli Venecia, por nuk dëgjon Manja’ !
E pësuan si ‘Breshka te Nallbani’.
Kryetari i Komisionit te Ligjeve ligjëronte e protestonte dikur, perse kryetari i shtetit, nuk pranoi emërimin e anëtares se Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi dhe betimin e saj para tij, ashtu si e vlerësoi dekretimin e një anëtareje te Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i shtetit antikushtetuese, e për ato shkaqe Manja, beri ligj, dhe i'a hoqi kompetencën kushtetuese kryetarit te shtetit për betimin e anëtareve te Gjykatës Kushtetuese para tij.
Me seriozitetin dhe kompetencën profesionale qe shfaqte çdo dite i premtoi opinionit se konfliktin do e zgjidhte Komisioni i Venecias. Prandaj, me shume buje mediatike ‘atë mot’, para Corona Virusit, u binte tam tameve e paralajmëroi se edhe kryetari i shtetit do te shkarkohej si shkelës i kushtetutës !
Komisioni i Venecias ua dha ‘goditjen ne tru’ ! Veprimet e kryetarit te shtetit u vlerësuan kushtetuese me Opinionin Përfundimtar te Komisionit te Venecias, madje ai e ka mbrojtur kushtetutën nga sjellja antikushtetuese e Manjes dhe Kuvendit te Sajuar.
Venecia foli, por, nuk dëgjon Manja !
Me kompetencën profesionale qe e shfaq ne raste nevoje, paralajmëroi se do e analizojnë raportin, por s’do ‘ kthehen prapa’, përkundrazi do ‘ecin para’, dhe Kuvendi i Sajuar mund te ndryshoje edhe Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, e cila është miratuar me Referendum.
Rasti për ta ndryshuar kushtetutën sipas te ‘pa pareve’ ka mbërritur. Me hallin qe i ka zëne nga marrëveshja e Këshillit Politik, duhet ndryshuar kushtetuta për te hequr koalicionet parazgjedhore dhe kompetencat e kryetarit të shtetit për emërimet dhe betimin e anëtereve te Gjykatës Kushtetuese para tij.
Janë marrosur e s’dinë se çfarë te bëjnë. Goditja qe morën nga Amendamenti i Parlamentit Europian me 532 vota, nga 688 anëtare, për plotësimin e 15 kushteve para Konferencës Ndërqeveritare,me sa shihet, do i çoje ne çmenduri te tjera.
Militante partiak kane rastin te shohin komeditë politike absurde. Kohe qyfyresh !
© SYRI.net