FOTO/ FRPD Sarandë zgjedh kreun e saj, Këlliçi: Bashkë do ia dalim

FOTO/ FRPD Sarandë zgjedh kreun e saj, Këlliçi: Bashkë do ia dalim

19:58, 14/06/2020
A+ Aa A-

Duke nisur nga sot, Eugen Qendro është kreu i ri i FRPD në Sarandë. Lajmin e jep vetë kreu i të rinjve demokratë, Belind Këlliçi përmes një postimi në Facebook.

Këlliçi nuk kursen as falenderimet për ish kryetarin Jolio Dine, i cili mbajti këtë post për 6 vite.

"Nga sot edhe FRPD Sarandë do të ketë një drejtues të ri. Urimet më të mira Eugen Qendros, që tashmë ngarkohet me përgjegjësinë e madhe të kryetarit të Forumit Rinor të këtij qyteti, që është një prej degëve më të mira të FRPD në të gjithë Shqipërinë. Falenderime e mirënjohje për ish-kryetarin dhe mikun e çdo të riu demokrat Jolio Dine, i cili për 6 vite nuk kurseu asgjë në drejtimin e FRPD Sarandë, duke qenë përherë në ballë të çdo aksioni opozitar.

Eksperienca e Jolit dhe ekipit drejtues të FRPD, bashkuar me energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin e Genit, janë garanci për të ardhmen e sigurtë të FRPD Sarandë. Faleminderit çdo të riu që u bë pjesë e takimit të sotëm. Bashkë do ia dalim", shkruan Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco