Mbi 100 mijë viktima në SHBA, Shehu: Të lutemi për ato humbje njerëzore e fatkeqësi

Mbi 100 mijë viktima në SHBA, Shehu: Të lutemi për ato humbje njerëzore e fatkeqësi

12:28, 28/05/2020
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Dhimbje e thellë për 100 mijë viktimat në SHBA nga Covid-19! Solidaritet i plotë e shpresë për ditë të mira sa më shpejt për atë komb kaq pranë nesh, determinues në historinë tonë për gjithçka thelbësore kemi arritur. Kalimi sa më i shpejtë i kësaj sprove të vështirë nga ai vend kampion e garant i vlerave e lirive në botë, përbën një kapërcim të rëndësishëm për të gjithë.

Aq më shumë është kjo e rëndësishme për ne shqiptarët kudo ku jemi, që sot duhet të lutemi për ato humbje njerëzore e për tejkalimin e kësaj fatkeqësie, të cilën ai vend po e përballon me dinjitet, realizëm qoftë në planin shëndetësor, qoftë në atë ekonomik, social etj, duke u bërë edhe në këtë rast një shembull për mbarë njerëzimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco