Shqipëria ka kujtesë, nuk ka lindë me komunizmin!

Shqipëria ka kujtesë, nuk ka lindë me komunizmin!

23:42, 17/05/2020
A+ Aa A-

Nga Flamur Hoxha -

Teksa shoh shembjen e Teatrit Kombëtar në atë mënyrë siç nuk do ta bënte asnjë pushtues e armik shqiptarësh, teksa shoh dhe rrënojat rrënqethëse të tij, para syve te fëmijërisë time më del e njëjta mesnatë skëterrë internimi, me uniformat zi si shpirti i etërve të tyre, që pushkatuan, burgosën, internuan, sekuestruan, shkatërruan e vazhdojnë ta bëjnë ende sot.

Janë të njëjtët si thonin të vjetrit tanë, janë të njëjtët pa dinë e iman.

Duan të shuajnë kujtesën e qytetit, të shuajnë çdo gjurmë dhe të na bindin se jeta jonë fillon me ta dhe me etërit e tyre. Duan të na lënë trashëgimi vetëm fotografitë e rrënojave të kujteses tonë kombëtare.

Trishtohen nga lashtësia e kombit shqiptar, nga çdo vepër arti e kujtesë që shkon përtej kohës së diktaturës së tyre. Edhe ndërtesat e vjetra të qytetit duan ti zhdukin sepse duan të na bëjnë të besojmë se me lindjen e partisë së tyre lindi jeta shqiptare.

Të njëjtët që vrasin e shkatërrojnë natën, të nesërmen pa u gdhirë bëjnë engjëllin duke menduar planet në pritjen e mesnatës së rradhës...të zezë si shpirti i tyre skëterrë.
Janë mësuar duke shkatërruar dikur kisha e xhamia siç bënë me dhjetra kinema, stadiume kullë, fusha sporti e parqe kullë e sot me teatrin kombëtar kullë... e më pas vjen i rradhës sepse aty ka interesa, miliona, vjedhje e pasuri. Ndërkohë që mund ti shtonin duke ndërtuar të reja diku tjetër, duke mbrojtur trashëgiminë dhe historinë e kombit.
Ky është realiteti që shumë e kanë kaluar, secili të vendosë e zgjedhë të jetojë si të dojë... si dele apo si luan!

E vetmja rrugë nëse duam komb, rrugë kombi e bashkim kombëtar, teatër, histori e ndërgjegje kombëtare,duhet të mos harrojmë, të bëjmë drejtësi e ti dënojmë këta sharlatanë pa komb,pa fe, pa nder, pa familje e pa trashëgimi!

Në të kundërt do duhet të jetojmë pa kujtesë, pa histori, pa varret e të parëve tanë, e më pas të na mbetet veç të vajtojmë "oh sa keq me qenë shqiptar"!

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco