'Kanabisi dhe Edi Rama, një e të pandarë'

'Kanabisi dhe Edi Rama, një e të pandarë'

12:19, 16/05/2020
A+ Aa A-

Nga Greda Bardeli

Kjo është historia e Kryeministrit që sa vjet ka në qeveri është e lidhur ngushtë me kanabisin, drogën e krimin! Skema e tij për kanabizimin e vendit forcoi krimin e organizuar, ndërkohë për fat të keq bëri viktima të rinjtë duke e përhapur fenomenin kudo pa asnjë kontroll!

Po sot çfarë e detyron të hapë përsëri këtë çështje në sytë e shqiptarëve? Kujt po ia përcjell këtë mesazh?!

Prokurorëve apo gjykatësve, për të mos guxuar të ndëshkojnë trafikantët dhe më saktë ish-ministrat e tij të lidhur drejtpërdrejtë me këtë çështje? A po iu thotë të rinjve që varfërinë dhe papunësinë që shkaktoi ta luftojnë me kanabis? A po i thotë familjeve shqiptare mos u shqetësoni nëse i shihni fëmijët tuaj të rënë pre e kanabisit dhe drogës? Jo! Nuk ka familje shqiptare që e pranon këtë! Nuk ka mësues që e pranon këtë!

Nuk ka besimtar dhe institucione të besimit që mund ta pranojnë një çmenduri të tillë! Nuk mund të ketë aspiratë europiane që bashkohet me Rama Kanabisin!

Nuk do ketë në këtë vend të bekuar gra e nëna që nuk do e mallkojnë njeriun që ka në mendje drogën, kanabisin, papunësinë e varfërinë për të mbajtur të nënshtruar këtë popull duke ia blerë votën përmes trafikantëve dhe krimit! Jo!

E ardhmja nuk është e tij, por është e të rinjve, të rejave dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm, të cilët duhet të marrin në dorë fatet e vendit për të ndëshkuar nesër këdo, që synoi marrjen peng të të ardhmes së tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco