Pajtim Roci, misionari i LIRISË/ Nga Sajmir Rrahmani

Pajtim Roci, misionari i LIRISË/ Nga Sajmir Rrahmani

23:21, 05/05/2020

Pajtim Roci, i lindur më 2 shkurt të vitit 1980në Krumë të Hasit (Kukës), është një ndër gjashtë dëshmorët e rënë në lagjen Gazi Babë të Shkupit, më 7 gusht 2001, në kurthin ende të pasqaruar.

Pajtimi, i biri Ahmetit dhe Gjylës, 12 vitet e para të jetës së tij i kaloi në Krumë, ndërsa në janar të vitit 1993 familja e tij e përber nga: nëna babaj dhe 10 fëmij 4 motrat dhe 5 vëllezër të tjer u shpërngulet në Valias, pranë qytezës së Kamzës (Tiranë), ku Pajtimi vijoi edhe shkollën e mesme.

Në fillimet e pluralizmit politik, familja e tij, sikurse shumica shqiptare, ndodhej në vështirësi ekonomoke.Pajtimi dhe përse ishte antari më i vogeli i familjes në moshën 17 vjeçare j’a mësynë kurbetit në Greqi.

Prej andej, ai i ndiqte me vëmëndje ngjarjet në Kosovë. Si bir i Hasit ai ishte rritur me dashurinë për pjesën tjetër të atdheut.Lufta në Kosovë përfundoj dhe djaloshi Roci ndihej plot ngazëllim.Popujt e vegjël kanë drama të mëdha. Ata i mban në jetë vetëm vitaliteti i rracës ose shuhen.

Kosova Lindore (Lugina e Preshevës), u përfshi në luftime me regjimin serb.Pajtimi braktisi gjithçka dhe u rreshtua në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.Ndjesia e lirisë dhe ndjenja kombëtare prevalojnë mbi nevojat ekonomike.

I natyrshëm përfshirja e tij në veprimtarinë për liri. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndalimin e luftës në Kosovën Lindore, shpërtheu lufta e shqiptarëve në Maqedoni. Ky djalosh, tashmë, lajtmotiv të ekzistencës së tij, kishte bërë çështjen kombëtare.Hymni i ditës së tij ishte:

“Rreth flamurit të përbashkuar. . .”Pajtimi, porsa u kthye nga lufta në Dobrusë – Bujanovc, ju bashkangjit trupave shqiptare në Maqedoni.Atij i ndodhi ashtu sikundër e thotë në poezi Kadareja:

“Nga lufta vijmë, në luftra shkojmë / Në zjarr e tym na shkoi kjo jetë / Gjithmonë drejt luftrave shtegtojmë / Siç shtegtojnë drejt dimrit retë / Dhe tjetër fat s’kërkojmë ne”.E njëjta odise ju kishte ndodhur më parë bashkatdhetarëve të tij Tahir Sinani, Genci Sefa Lushnja., Petrit Mënaj, Dritan Goxhaj, Bardhyl Tahiri e shumë e shumë të tjerëve.

Se si ndodhi më tej me Pajtim Rocin le të citojmë të plotë deklaratën e shefit për mobilizim për Batalionin e Pestë të Br 114 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, Remzi Emini: “Më datën 8. 6. 2001, Batalioni i Pestë i UÇK-së, që vepronte në kuadër të Brigadës 113 “Ismet Jashari – Kumanova”, e shpalli zonë të lirë Haraçinën me rrethinë. Luftimet me forcat e ushtrisë dhe policisë maqedonase filluan në datat 16 dhe 17 qershor 2001, u ashpërsuan dhe zgjatën deri më 24 qershor. Në këto luftime merr pjesë edhe njësia speciale e komanduar nga komandant Teli”.Bazuar në forcat pjesëmarrëse të armikut, armatimi i tij dhe kohëzgjatja, atë luftim mund ta quajmë pa ndroje betejë epike.

Heroizmi i Telit, Ndriçimit Pajtimit, Arbenit dhe Abazit në atë luftim mori dhenë. Më pak se tridhjetë luftëtarë të UÇK-së luftuan me një batalion këmbësorie të mekanizuar e të blinduar të ushtrisë së Maqedonisë. Aty u vërtetua, si në asnjë rast tjetër, thënia e Napoleon Bonopartit, se shtatëdhjetë përqind e fitores në luftë varet nga morali. Ushtria maqedonase jo vetëm që u step nga kundërsulmi i trimave shqiptarë, por ajo u detyrua të lërë me vrap fushën e betejës, pasi iu asgjësuan 16 tanke e autoblinda, 27 automjete të ndryshme ushtarake, me dhjetëra të vrarë dhe iu kapën robër gati 200 ushtarë.

Të tjerët ikën nga sytë këmbët. Në krye të sulmit ishin komandanti i njësitit luftarak të UÇK-së, Lefter Koxhaj, si dhe Ndriçim Koxha e Pajtim Roci, Abaz Beqiri dhe Arben Bajrami. Të nesërmen e asaj beteje, ministri i mbrojtjes i Maqedonisë doli në foltoren e Parlamentit maqedon dhe deklaroi se UÇK-ja ishte më e fortë se ushtria e shtetit maqedon.

Kjo deklaratë e dhënë në media ua nxiti edhe më shumë guximin dhe fantazinë luftëtarëve vullnetarë.“Ata treguan rezultate dhe strategji të jashtëzakonshme në luftë kundër armikut. Më 25 qershor u pranua Marrëveshja e Përkohëshme për Armëpushim, kështu që ne bëmë tërheqjen e forcave nga Haraçina, duke u vendosur në fshatin Nikushtak të Kumanovës. Më 21 korrik, me urdhër të Shtabit të Përgjithëshëm, duke parë shtimin e radhëve të UÇK-së, u formua Brigada 114 “Fadil Nimani – Tigri”.

Në kuadër të kësaj brigade vepronte edhe njësia speciale “Teli”. Komandant Teli merr urdhër nga shtabi i Brigadës 114 për të hyrë në Shkup (me një detyrë strategjike)Komandant Teli nga Nishova e Beratit zgjedh disa luftëtarë të kësaj njësie, duke formuar një skuadër speciale të kryesuar prej vetë atij, të cilët ishin: Ndriçim Koxha nga Librazhdi, Pajtim Roci nga Kruma e Hasit (Kukës), Arben Bajrami nga Shkupi, Abas Beqiri nga Haraçina, dhe Adem Hasani nga Hasan Beg i Shkupit. Në orët e hershme të mëngjesit të datës 7. 8. 2001, në lagjen Gazi Babë të Shkupit, këta trima u vranë në pabesi nga dora e zezë e armikut. Rënia e tyre ishte dhimbje e madhe për të gjithë ata që i njohën si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Vrasja e trimave të kombit la detaje të pa zbardhura se si rrodhi informacioni për lëvizjen e tyre.Rrethana ende të mjegullta, por që nuk hijezojnë aspakt veprimtarinë heroike të njësitit guximtar.Emrat e tyre duhet të jenë përherë në altarin e kombit.Portretet e tyre duhet të gdhenden në memorialet e qyteteve ku vepruan.Ata u bënë fli për çështjen kombëtare.

Nder përjetë dëshmorëve të Atdheut!

Image

E mbaj të freskët, si tani takimin e fundit me PAJTIMIN. Unë isha vetem 9 vjeç atëherë, po kthehesha rrugës për në shtëpi, takoj rastësisht Pajtimin në lagjen time. E shoh përballë, po qëndronte në këmbë në anë të rrugës, pasi shkëmbyem vështrimet, i buzëqeshëm njëri-tjetrit, tek po afroheshim u takuam, shrërnguam duart dhe u përshëndetem, duke i thënë: sa mirë që të takova, eja për drekë nga shtëpia ime,- ai me tha: me kënaqësi do të vija, por po pres vëllain se do të vijë nga momenti në moment dhe do iki se kam punë, nj herë tjetër kur të jem më me nge,- tha dhe vazhduam biseduam rreth 15 minuta n’këmbë tek po ikte më thotë: do shihemi më, më dha dorën e para se të largohej më zhubraviti flokët e krehura 2-3 herë në shenjë përkdhelie. Ky ishte takimi im i fundit me Pajtimim Rocin, me shokun dhe mikun tim para se të behej misionari i Lirisë dhe Dëshmor i Atdheut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lui 08/05/2020 17:47

E di qe shume pak e pranojne kete qe shkrova me siper, por te gjithe jane te vetedijshem se eshte e vertete! Sa me sinqerisht ti pranojme te metat tona aq me shpejt do hyjme ne rradhen e kombeve te respektuara! Kuraje vellezer; te heqim te metat tona qe nuk na lene te ecim si gjthe bota e civilizuar!

lui 08/05/2020 17:42

I kane spiunuar vete shoket! Ne shqiptaret nuk e kmi per keq spiunllekun dhe tradhetine!

Shto koment

Denonco