Drejtësia në karantinë, nuk heton tenderat sekretë dhe korrupsionin e Qeverisë

Drejtësia në karantinë, nuk heton tenderat sekretë dhe korrupsionin e Qeverisë

13:02, 05/05/2020
A+ Aa A-

Nga Dhurata Çupi/

Korrupsioni mbetet njolla me e zezë që në çdo raport  ndërkombëtar e rendit Shqiperinë në vendet më të korruptuara e krahasueshme me shtetet me demokraci të brishtë.

Vetëm në 7 vitet e fundit sipas të dhënave të KLSH,  u shpërdoruan dhe  u vodhen 6 miliardë euro.

Këto janë të dhëna zyrtare ndërsa ende nga KLSH nuk ka një raport mbi tenderat sekretë në kohën e karantinës, ku opozita ka denoncuar abuzime marramendëse miliona euro të qeverisë, ndërkohë shqiptarët po vuajnë pasojat e mbylljes nga pandemia e COVID 19.

Qeveria ka vendosur që paratë e shqiptarëve ti përdorë ose shpërdorojë duke u fshehur pas “tenderave sekretë” , por duhet  sqaruar që prokurimi publik bëhet për të patur transparencë në menaxhimin e parave publike të qytetarëve dhe taksapaguesve , për të rritur konkurencën dhe për të patur eficencë financiare .

Por kohët e fundit përmes  prokurimeve  është shfaqur  mungesë e  theksuar e transparencës përkundrazi cilësohen si sekrete. Nuk ka konkurrencë madje as ka patur garë , dhe me e rënda nuk ka patur eficencë finaciare dhe shifrat kanë rezultuar abuzive.

 E përballë këtij hermetizmi për transprencë për publikun, edhe drejtësia është futur në karantinë  dhe po hesht duke e lënë të lirë rrugën e abuzimeve të qeverisë me fondet publike .

Opozita ka treguar  me fakte abuzimet prej miliona euro me paranë publike, me korrupsionin nga specialistët e thjeshtë deri tek “shefat” e mëdhenj të cilët mbeten të pandëshkuar.

Ne ju kemi treguar shqiptarëve me fakte që me prokurimin po abuzohet dhe se ka fakte të pakundërshtueshme që organet e drejtësisë duhet të veprojnë. Çdo ditë po shohim që  pandeshkueshmëria e individeve që kanë qenë pjesë aktive e abuzimeve vazhdon të sundojë atmosferën e rënduar  dhe endemike.

Lidhjet ndërmjet, biznesit, politikanëve dhe  grupeve kriminale sidomos nëpërmjet proceseve  të prokurimeve publike, të ndërtimit, blerjeve të mallrave, shërbimeve të mirëmbajtjes, menaxhimin e mbetjeve,  mbeten  shqetësim dhe Shqipëria renditet në krye të listës për nivelin e lartë të korrupsionit.

Këto lidhje shfaqen hapur sidomos në përiudhë zgjedhjesh, të cilat “ligjërojnë”  procese zgjedhore dhe pushtete të pamerituara apo e thënë ndryshe, në konceptin e Bankes Boterorë si  "kapje e shtetit" .

 Eshtë koha që drejtësia të zgjohet e të veprojë, taksat e shqiptarëve duhen përdorur për tu ardhur në ndihmë atyre dhe jo aferave korruptive të qeverisë në largim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco