Rama, ky grabitës serial

Rama, ky grabitës serial

13:33, 01/05/2020 Nga Luçiano Boçi
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Urdhëri i Ramës nëpërmjet Besës, për të rikthyer me forcë studentët në auditore, nuk bëhet për hallin e Universiteteve.

Sot, asnjë vend fqinj apo në rajon nuk ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, megjithëse ato kryejnë rregullisht me mijëra testime dhe kanë një panoramë të vërtetë të pandemisë.

Ndërsa Rama e urdhëroi me dhunë.

E urdhëroi, ndërkohë që nuk ofron asnjë testim për pedagogët dhe studentët.

E urdhëroi, ndërsa e di mirë që kushtet higjeno-sanitare në konvikte e ambiente universitare. janë mizerabël.

E urdhëroi, kur e di mirë që shkelen të gjitha protokollet e sigurisë.

E urdhëroi, me ndërgjegje të plotë, kur ende akoma nuk ka miratuar një hapje definitive për udhëtimet ndërqytetëse dhe Tirana është zonë e kuqe.

E urdhëroi, duke rrezikur kështu - siç e shprehu me të drejtë akademik Fuga - jetët e studentëve e pedagogëve.

Po pse gjithë ky nxitim dhe kjo harbutëri e Ramës?!

E qartë dhe ulëritëse!

Rama kërkon të plotësojë më në fund ëndrrën e kontrollit të Universitetit të Tiranës.

Kërkon që nën mjegullën e pandemisë të vjedhë e grabisë zgjedhjet në UT.

Siç e shfrytëzon këtë mjegull, për tendera sekretë me çmime të katërfishuara.

Siç e shfrytëzon për të çuar lekët e njerëzve në xhepat e oligarkëve, ashtu kërkon dhe të bëjë me Universitetet.

Për këtë nuk heziton të hedhë në zjarrin e pandemisë mijëra studentë e pedagogë.

Po dje në sinkron me vendimin e tij, urdhëroi sejmenët në UT, të hapin një proces zgjedhor fiktiv.

KIZ i mbledhur dje, megjithëse ligjërisht nuk ekziston, ka hapur procesin e zgjedhjeve, kur vetë i ka mbaruar afati që në shkurt.

Diabolizmi nuk njeh kufij.

Datat e zgjedhjeve të shpallura, u rakorduan me datat e rikthimit të pedagogëve dhe një pjese të studentëve, me qëllim që të konsiderojnë votimin e tyre në emër të gjithëve.

Rrezikimi i jetës së studentëve, ka pikërisht këtë qëllim:

Të sanksionojë një grabitje politike universitare nga Rama dhe Besa, bashkë me disa servilë të bindur.

Një poshtërsi kjo tamam genocidiste, për ta pasur zili dhe juntat e regjimet më kriminale.

Jo vetëm kaq. E dinë që vendimi i KIZ është i paligjshëm dhe në rast ankimimi në gjykatë, Shahini që ka në xhep vetëm skenarët e Ramës dhe jo strategji për arsimin, mund të komandojë një Rektor të ri.

Rama para arrivizmit për pushtet politik, nuk kursen asgjë më.

Dije e arsimim jo e jo, por siç e dëshmojnë faktet jo fjalët, nuk kursen as shëndetin e njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco