'Një ditë për të reflektuar mirësitë që Zoti na ka dhënë'

'Një ditë për të reflektuar mirësitë që Zoti na ka dhënë'

10:50, 25/12/2019
A+ Aa A-

Një ditë për të reflektuar mirësitë që Zoti na ka dhënë

Nga Jorida Tabaku.

Të krishterët sot festojnë, ditën në të cilën Jezusi lindi si një mrekulli për të dëshmuar që Zoti e ka të mundur gjithçka. Kjo shenjë e çmuar dhe e lartë është një dëshmi e plotfuqishmërisë së Tij duke na kujtuar që nuk na la vetëm edhe në ditët e tyre më të errëta.

Shpresoj që në këtë ditë të bukur dhjetori të jeni pranë familjarëve dhe miqve tuaj për ta shijuar këtë festë jo vetëm si një gëzim por edhe si një ditë për të reflektuar mirësitë që Zoti na ka dhënë.

Një nga mësimet më të bukura që Jezusi jep në Bibël është parabola e njeriut më të lartë në Mbretërinë e Zotit, ku ai na mëson të gjithëve një leksion të vyer “Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i sprasmi i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.”

Gëzuar Krishtlindjen dhe mot më mirë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco