'Paketa anti-KÇK'/ Blushi, Ramës: Ke vetëm një partner strategjik, Xibrakën dhe Kolumbinë

'Paketa anti-KÇK'/ Blushi, Ramës: Ke vetëm një partner strategjik, Xibrakën dhe Kolumbinë

16:31, 24/11/2019

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi me anë të një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me atë që kryeministri Rama e ka quajtur “Paketë Speciale anti-KÇK”.

Presidenca thekson se kryeministri ka aleat strategjik vetëm Xibrakën dhe Kolumbinë.

"KM ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë!", shkruan Blushi në postimin e tij të rradhës.

Më herët, përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama do të shprehej se, nesër qeveria që ai drjejton do të miratojë paketën anti-KÇK. Sipas kryeministrit, kjo nismë do të luftojës foletë e krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit e mafias.

Po sipas Ramës, kjo paketë ligjore është kryer falë mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco