Raporti i Komisionit të Venecias/ Vasili ndërkombëtarëve të Tiranës: Vetëm dokumentet që ju dërgon Rama lexoni?!!

Raporti i Komisionit të Venecias/ Vasili ndërkombëtarëve të Tiranës: Vetëm dokumentet që ju dërgon Rama lexoni?!!

19:59, 21/11/2019

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke komentuar raportin e fundit të Komisionit të Venecias që rrëzon Ramën dhe mazhorancën në lidhje me pretendimet e tyre mbi të drejtën emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pyet jo pa ironi në një postim në facebook se këta ndërkombëtarët lexojnë ndonjë dokument vetë apo vetëm ato që ju çon Rama?

‘Në ndihmë të ndërkombëtarëve "të paditur"!?

Këta ndërkombëtarët a lexojne ndonjë dokument vetë apo vetëm ato që ju çon Edi Rama?

Meqë kolegu Eduard Halimi ka pasur mirësinë ta bëjë publik opinionin e Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese, po e ndaj sërish me ju se mbase e shohin edhe këta ndërkombëtarët dhe të paktën nuk e thonë prap se u bënë gazi i botës.

Lexoni o miq ndërkombëtarë se nuk është turp.

Turp është të japësh këshilla dhe alibi antikushtetuese alla state capture!!’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco