Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kongresi i PPE/ Shehu: Karikatura 'shengenesh' jashtë BE, të frymëzuara nga 'Jugosllavia e Re'

Kongresi i PPE/ Shehu: Karikatura 'shengenesh' jashtë BE, të frymëzuara nga 'Jugosllavia e Re'

16:54, 21/11/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas rezolutës me 10 pika te miratuar sot nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane për Shqipërinë, ndërsa thekson se, mesazhi është e ardhmja europiane për Rajonin.

Përmes një postimi në Facebook, teksa shpërndan edhe foto nga takimi me ish kryeministrin italian Silvio Berlusconi dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Kongresin e Partisë Popullore Europiane në Zagreb, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, Shehu thotë se marrëveshjet strategjike në bashkëpunimin rajonal, duhet të jenë në fokus të objektivit të vendit.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Lidhjet strategjike me Italine e Greqine na afrojne me BE, jo..!

Mesazh i kongresit te PPE eshte e ardhmja europiane per Rajonin tone, lidhjet tona gjithmone e me te ngushta me BE e vendet antare.

Nderkaq karrikatura “Shengenesh” jashte BE, te ofruara si zgjidhje ”strategjike” per ne e per Rajonin me vende qe nuk e konsiderojne jetike Brukselin, NATO e SHBA-n, te frymezuara nga “Jugosllavia e Re” nen dirigjimin e Vucic, gje per te cilen tentojne te lene ne hije edhe Kosoven, pavaresisht se prezantohen nga shqipfoles jane vecse hedhurina.

Mareveshjet strategjike ne bashkepunimin tone rajonal duhet te jene ne funksion te objektivit tone kryesor strategjik, integrimit europian te palekundur si Shqiperi, shqiptare e Rajon.

Nje rikonfirmim i sotem ky i PPE per Rajonin, qe imponon forcimin e metejshem te ketyre maredhenive strategjike me dy vendet tona fqinje antare te BE e te NATO, Italine e Greqine, mareveshje te tilla me ata, nderthurje te ngushta midis institucioneve, te Parlamenteve, Qeverive etj, ne vend qe te ndjekim “degdisjet” Vucic-Rama per ne drejtime te ”pa njohura” lindore.

Ndjeva nje kenaqesi te vecante te takonim e shkembenim mendime ne Zagreb me dy liderat kryesore te qendrave te djathta pjese e PPE ne keto vende, Berlusconin e Mitsotakis.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco