Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Rilindja e ka përbuzur gjithmonë Komisionin e Venecias!

Rilindja e ka përbuzur gjithmonë Komisionin e Venecias!

15:43, 20/11/2019
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Rilindja ne funksion te kapjes se ç’frenuar te Drejtësisë e ka përbuzur, e ka refuzuar dhe e ka hedhur poshtë Komisionin e Venecias.

Zgjedhjen e Prokurorit te Përgjithshëm, u rrëmbye nga Rilindja me 69 vota nga 84, qe kërkonte Kushtetuta dhe qe rekomandonte Komisioni i Venecias.

Në atë, kur maxhoranca ne vitin 2016 i kishte 84 vota në Parlament, Komisioni i Venecias rekomandoi si rregull kalimtar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm:

"Me një shumicë më të madhe se 3/5 at’ që, më pas, do të ishte normë për zgjedhjen e Kryeprokurorit".

Pra Komisioni i Venecias kërkonte qe te përdorej fillimisht 2/3 për ta zgjedhur për te eliminuar kapjen dhe me pas 3/5 qe do te ishte norme e padiskutueshme dhe ne vend te kësaj prokurori u grabit me 69 vota.

Konkluzioni i Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015 ngre shqetësimin e kapjes se Vetingut nga Rilindja dhe thotë:

 “Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Realiteti tregon saktësisht këtë qe Venecia parashikoi si rrezik madhor te kapjes se Vetingut nga Rilindja dhe qe Raporti i OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit e vulosi kur thotë:

"Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre".

Pra çdo gjë e kërkuar parimisht nga Komisioni i Venecias është hedhur poshtë nga Rilindja.

Komisioni i Venecias u shpreh qe Presidenti i Republikës nuk kishte kryer asnjë shkelje te Kushtetutës kur vendosi shtyrjen e votimeve rilindase te 30 qershorit.

Rilindja e hodhi poshtë serish Komisionin e Venecias dhe vazhdon te mbaje një Komision Hetimor rilindas për shkarkimin e presidentit.

Ndaj është e qarte qe Rilindja e hedh poshtë dhe e refuzon Venecian sepse babëzia per te kapur drejtësinë dhe dhunimi i Kushtetutës dhe ligjit ja imponon këtë.

Shkurt Rilindja dhe Komisioni i Venecias përjashtojnë kategorikisht njëra tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco