Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Sot u noterizua degradimi dhe rënia e shtetit të së drejtës

Sot u noterizua degradimi dhe rënia e shtetit të së drejtës

17:53, 14/11/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, në një shënim në profilin e saj në rrjetet sociale, duke komentuar betimin e kandidates për anëtare të Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsit përpara një notere, jo pa ironi e cilëson këtë aks si noterizimin sot të degradimit dhe rënies së shtetit të së drejtës

‘Dhe kur kjo bëhet nga juristë që pretendojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kjo është më shumë se çmenduri.

Kjo maxhorancë goditi dhe shkatërroj  përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin ,besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuta e Shqiperisë parashikon këtë proçedurë të marrjes së detyrës dhe komentet e çdo proçedurë tjetër është thjeshtë antikushtetuese dhe rrëshkitje drejt diktaturës së një individi kundër çdo vlere demokratike.

Neni 129

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.

Rezfuzimi i ketij modeli diktatorial antikombëtar është detyrë e çdo qytetari të lirë që beson ende te një shqipëri europiane.’-shkruan Erisa Xhixho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco