Kërpaçi në Londër, takime të rëndësishme në 'Westminister Foundation for Democracy'

Kërpaçi në Londër, takime të rëndësishme në 'Westminister Foundation for Democracy'

20:17, 08/11/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka nisur një vizitë pune në SHBA, kryetarja e LRI, ish deputetja Floida Kërpaçi ndodhet në Britaninë e Madhe.

Gjatë vizitës në Londër, Kërpaçi ka zhvilluar disa takime në Westminister Foundation for Democracy.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se, në takime është biseduar për arsyet e largimit masiv të të rinjve, por edhe për situatën politike ku ndodhet Shqipëria sot për shkak të keqqeverisjes.

Sipas Kërpaçit, “përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, hartimi i politikave dedikuar të rinjve dhe mirëqënies së qytetarëve është priorit i LSI”.

Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:

Gjatë vizitës në Londër, mu dha mundësia të takoja Chris Levick, Drejtorin për Europën&Azinë të fondacionit Westminister Foundation for Democracy, të qeverisë Britanike.

Diskutuam gjatë për arsyet e largimit masiv të të rinjve, por edhe për situatën politike ku ndodhet Shqipëria sot për shkak të keqqeverisjes.

Përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, hartimi i politikave dedikuar të rinjve dhe mirëqënies së qytetarëve është priorit i LSI.

Gjithashtu,organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është detyrimi ynë përballë qytetarëve.

Përfituam një eksperiencë të vyer për bashkëpunim të sinqertë me partnerët ndërkombëtarë për punësim, shkollim, garanci e jetë më të mirë për rininë Shqiptare.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco