VIDEO/ Presidenti shpërndan postimet e Majkos në rrjetet sociale

VIDEO/ Presidenti shpërndan postimet e Majkos në rrjetet sociale

12:24, 03/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta duket se ka mbetur i kënaqur nga një aktivitet që Agjencia Kombëtare e Diasporës ka organizuar për komunitetin shqiptar në Ukrainë.

Nisur nga kjo, kreu i shtetit ka vendosur të publikojë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ pamjet e shpërndara nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, me 31 tetor të koncertit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa.

 ‘Po ndodh / Koncerti i Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa. Një koncert ky i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për komunitetin shqiptar në Ukrainë’, thekson ministri Majko duke i bashkëngjitur dhe videon nga koncerti i organizuar në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco