Këlliçi: Ramës ia kanë vënë vizën shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ndryshimi në duart e të rinjve

Këlliçi: Ramës ia kanë vënë vizën shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ndryshimi në duart e të rinjve

22:32, 31/10/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike dhe Forumi Rinor i saj organizuan sot një bashkëbisedim me të rinjtë, ku në fokus ishin problematikat e tyre dhe ajo programi i demokratëve për këtë grupmoshe.

Sipas kreut të FRPD, Belind Këlliçi, rinia ka forcën, guximin dhe vendosmërinë të për të ndryshuar këtë realitet të trishtë, të shkaktuar nga kryeministri Edi Rama.

“Të rinjtë, me besim te PD dhe lideri i saj Lulzim Basha, do të arrijnë të shembin politikën e ngritur mbi paratë e pista të krimit dhe korrupsionit, politikën që ushqehet nga oligarkët që sot ndjehen të kercenuar per shkak te përfitimeve abuzive”, shkruan ndër të tjera Këlliçi.

Në takimin e zhvilluar nga PD, i ftuar ishte edhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të CDU-së gjermane, drejtuesi i forumit rinor Tilman Kuban, të cilit kreu i FRPD, Belind Këlliçi e falënderon për fjalën inkurajuese.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Rinia ka forcen, guximin, vendosmerine per te ndryshuar kete realitet te trishte, te shkaktuar nga Edi Rama. Te rinj me besim te PD dhe lideri i saj Lulzim Basha do te arrijne te shembin politiken e ngritur mbi parate e pista te krimit dhe korrupsionit, politiken qe ushqehet nga oligarket qe sot ndjehen te kercenuar per shkak te perfitimeve abuzive. Edi Rames ia kane vene vizen shqiptaret dhe nderkombetaret dhe nuk e mbajne dot as patericat qe u hedh lemoshen e i ndersen ne llumin mediatik per “perplasje” banale. Edi Rama kap gjithmone mollen e kalbur. Asgje dhe askush se ndal rrugen tone per Shqiperine e mundesive per Shqiperine si Europa.

Me partneret tane te CDU do ta bejme realitet kete enderr!

Faleminderit Kryetari i Forumit Rinor te CDU-se Tilman Kuban per fjalen inkurajuese ????

“Gjermania ju ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj, Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politikë më të fuqishëm në botë. Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jëte kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur. Ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira”.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco