Rusët?! Parlamenti monist i Edvin Kajmakut vijon të bëhet qesharak

Rusët?! Parlamenti monist i Edvin Kajmakut vijon të bëhet qesharak

10:51, 31/10/2019
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani. Parlamenti monist i Edvin Kajmakut vijon të bëhet gjithnjë e më qesharak. Tani duan të largojnë ndikimin rus. Pra, dmth paska ndikim rus dhe u dashka ta largojnë. Bravo për sinqeritetin!

Po mirë, fundja t'i largojnë rusët! Mirë do bëjnë. Le ta fillojnë me transparencën e kompanive OFF-SHORE në sektorin bankar, në energji dhe në aeroportin e vetëm ndërkombëtar, në zemrën e sigurisë kombëtare!!! Të ndalojnë në vijim çdo investim tjetër off-shore, se ku i dihet mbase ka rusë aty.

Me rezoluta deklarative të tipit bolshevik nuk trembet, por joshet rusia të jetë më prezente. Në fakt duket sikur po e ftojnë Rusinë për më shumë prezencë...

Kot bëjnë si amerikanë. Monistët nuk bëhen kurrë amerikanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco