Arsimi, çerdhe punësimi e strukturave të pushtetit absolut!

Arsimi, çerdhe punësimi e strukturave të pushtetit absolut!

10:32, 31/10/2019
A+ Aa A-

Nga Qemal ÇEJKU
Anëtar i Këshilli Kombëtar të PD

Që nga dita e parë e shkollës shikojmë të punësuar pa kriter, staf ndihmës në arsim, mësues ndihmës, oficerë e policë. Çfarë po ndodh, si mundet që të rritet numri i të punësuarve në arsim? A kemi nevojë ne për oficerë, që dhe ata vetë nuk dinë se pse janë aty sepse nuk kanë asnjë plan pune apo axhendë përveç qokës së partisë si militant apo shfaqjes së propagandës së pushtetit.

Ju mendoni se arsimi ka nevojë për stafe ndihmëse (organizata të partisë socilaliste) apo rritjen e % së mbështetjes financiare duke ndërhyrë në reforma objektive, rritja cilësore në arsim nuk arrihet duke bërë qokë militantëve, por duke ngritur e investuar në ngritjen cilësore të teksteve shkollore, për të investuar në ngritjen e kapaciteteve të mësuesve me kualifikime të përhershme.

Nuk kemi nevojë për mësues ndihmës pa kriter të emëruar jashtë portaleve shumë të dashura për ju pa arsim konkret për çfarë ata emrohen, por kemi nevojë për laboratorë të të gjitha lëndëve pasi do ndihmojnë për lidhjen e nxënësit me praktikën dhe tregun ku ne jetojmë.

Nuk kemi nevojë për policë brenda e jashtë shkolle të shtetit apo të bashkisë që pozojnë rrugëve e shesheve, por ne duhet të studiojmë dhe të kuptojmë tregun dhe të orientojmë nxënësit për mundësinë dhe vendin e duhur për të studiuar dhe që të arrijmë të lidhim nevojën e tregut me kuotat që duhet të vijnë nga universitetet.

Arsimi është gjëja e parë që duhet ta mbeshtesim sepse arsimi nuk zëvëndësohet me para as me projekte infrastrukturore, mjaft më me propagandë e parada policësh brenda e jashtë, ushtarakë e civilë, por për psikologë e ambiente në shkolla për ndihmë të atyre që kemi nevojë. Nuk është arsimi vendi i militantëve sepse çfarë ikën një vit djeg një gjeneratë, ikje pas ikje po mbushim tregun Europian me nxënës, studentë, të rinj e të reja, specialistë dhe moshë aktive për punë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco