Vizita në Athinë dështoi por me sukses. Aty nuk zotëruan poturet por kapistra!

Vizita në Athinë dështoi por me sukses. Aty nuk zotëruan poturet por kapistra!

20:39, 30/10/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një shënim në fcb duke komentuar takimin e Ramës në Greqi me kryeministrin grek Mitsotakis, shkruan ndër të tjera se ‘vizita e Edvin Mafisë nuk zgjidhi asgjë e megjithatë miq nuk mund të klasifikohet totalisht e dështuar sepse ajo nuk u zotërua nga puturet por nga kapistra’

Miq, nga një vizitë e njoftuar ditë më parë me pompë, në Athinë, Edvini mori si rezultat të vetëm ripërsëritjen nga qeveria greke të kërkesave të saj ndaj qeverisë shqiptare në mënyrë që Greqia të votojë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Pra vizita e Edvin Mafisë nuk zgjidhi asgjë e megjithatë miq nuk mund të klasifikohet totalisht e dështuar sepse ajo nuk u zotërua nga puturet por nga kapistra. Kryeministri grek në shenjë mirësjellje po pse jo edhe dinakërie për të mos e kthyer krejt duar bosh interlokutorin vantosh dhe duke njohur komplekset e tij, i fali diçka të madhe. Ai i dhuroi bashkëbiseduesit një kompliment të veçantë për kapistrën, të cilin Fuga me shpejtësi të rrufeshme e paraqiti para shqiptarëve me mediat e lepirësve Arben Malavita, Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualetin e Kol Ballës si suksesin e radhës madhor ndërkombëtar të Edvin Mafise, liderin rajonal që ka zgjedhur të shkëlqejë me atlete, poture, kapistra pasi 6 vite në pushtet njeh vetem dështime, skandale, mashtrime me të cilat përjashtoi Shqipërinë nga procesi i integrimit në BE. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco