Ina Zhupa pyet Spiropalin: Pse 'Skënderbeu' yt nuk lejon shkarkimin e Agim Kajkamut?...

Ina Zhupa pyet Spiropalin: Pse 'Skënderbeu' yt nuk lejon shkarkimin e Agim Kajkamut?...

16:43, 30/10/2019
A+ Aa A-

Opozita e bashkuar sheh zgjedhjet e parakohshme si mundësinë e vetme për të rikthyer normalitetin në Shqipëri.

Këtë e tha edhe sot lideri demokrat Lulzim Basha në një dalje publike për mediat.

Por teksa kryeministri Edi Rama hesht, nuk mungoi reagimi i zëdhënëses së tij, Elisa Spiropali.

Sipas kësaj të fundit, Basha duhet të presë zgjedhjet e radhës për tu rikthyer në pushtet.

Por një përgjigje e menjëhershmeSpiropalit ia ka dhënë zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Ina Zhupa shprehet se Spiropali duhej të dilte sot e tu jepte llogari shqiptarëve pse shefi i saj, Edi Rama, nuk lejon shkarkimin e Agim Kajmakut.

Ja çfarë shkruan zëdhënësja e PD:

Spiropali duhet te dilte sot dhe tu tregonte shqiptareve pse Edi Rama nuk lejon shkarkimin dhe venien para drejtesise se Agim Kajmakut.

Edhe pse te gjithe e dine pergjigjen teper te thjesht: Edi Rama e ka lidhur fatin e tij dhe te qeverise me krimin jo me qytetaret. Pa krimin e parate e vjedhura nga qytetaret Edi Rama nuk mban dhe nuk merr dot pushtet.

Prandaj nuk i leshon kriminelet, prandaj nuk i ve para drejtesise ata qe si ty i shkaktuan dem buxhetit miliona euro, apo ata qe u kapen duke blere vota. Nga sarajet, veshjet mijera eurosh, pushimet e lluksit nuk mund ti kuptoj 290 mije shqiptaret qe nuk sigurojne dot buken e gojes Elisa Spiropali.

Shqiptaret per Elisen, jane Kajmaku, Pjetri, Dako dhe Doshi qe jane ne listen e zeze te SHBA e gjithfare krimineli perdhunuesi e trafikanti qe veshen me pushtet.

Ata e dine qe me zgjedhje te lira dhe te ndershme jane te humbur prandaj jane gati te bejne gjithcka per tu mohuar shqiptareve voten e lire!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco