Lidhja e 'Shengenit' Rama - Vuçiç me Eurazian, po kristalizohet fluturimthi

Lidhja e 'Shengenit' Rama - Vuçiç me Eurazian, po kristalizohet fluturimthi

13:26, 30/10/2019
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

Ngjarjet po evoluojnë realisht më shpejt nga sa e kisha menduar; Përfaqësuesi i Rusisë pranë BE-së i bën ftesë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e Unionit Eurazian të kontrolluar nga Moska.

Në vigjiljen e “JO”-së së BE ndaj nesh, me inisiativën e Vuçiç e bashkautor Ramën, së bashku me Zaev, firmosën aktin e krjimit të “Shengenit ballkanik”, alias “Jugosllavia e Re”, këtë herë kjo më e vogël se origjinalja, por përsëri me Kosovën nën “hije”.

Më datë 25 tetor, Serbia firmosi Traktatin me Unionin Eurazian të kontrolluar krejtësisht nga Rusia, duke tentuar ta kthejë kështu atë “Shengen” në një zgjatim rus në Ballkanin Perëndimor.

Pa kaluar as 5 ditë, përfaqësuesi i Rusisë zbulon “kartat” duke i bërë thirje Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut që të ndjekin edhe formalisht shembullin e Serbisë drejt Unionit  Euroazian.

Koinçidencë nuk mund të jetë që i gjithë ky mekanizëm i ndërtuar për të larguar Shqipërinë e rajonin nga Perëndimi e familja evropiane, vihet në lëvizje kështu në pak ditë i mirëdirigjuar.

“Rezolutat” foshnjarake të “Parlamentit” për t’iu kundërvënë gjoja rrezikut elektoral rus e as retorikat shterpë nuk mund të maskojnë këto veprime konkrete të Ramës e Co, që mund të na çojnë në katastrofa historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco