‘Eshte mashtrim’, paturpësia e Ministres se Arsimit me kartat e studentit

‘Eshte mashtrim’, paturpësia e Ministres se Arsimit me kartat e studentit

10:38, 30/10/2019
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi/

Paturpësia e Besës

Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht publikisht.

Paturpësia për këta nuk paska cak!

Në takimin e djeshëm në Elbasan, ka pretenduar se ka shpërndarë kartat e para të studentit.

Ka pozuar vetëm me një kartë në dorë që nuk dihet kujt i destinohej.

Ministrja ka derdhur djersën e rradhës të postimit sa për sy e faqe në FCB e Instagram, se për shërbim ndaj studentëve nuk bëhet fjalë.
Studentëve nuk i është bërë kurrfarë shpërndarje. Në asnjë degë apo cikël studimi.

Karta nuk ekziston.

Nuk ekziston asnjë shërbim i favorizuar për studentët.

Në takim Besa nuk i është përgjigjur kërkesës së studentëve për bursim të plotë për degët e mbrojtura, siç duhet të jetë mësuesia.

Besa nuk i shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore e katandisjen e disa prej tyre deri në 5 studentë.

Nuk i dha përgjigje as për tarifat e larta të masterit, as për mungesën e doktoraturës e as për kushtet skandaloze të konvikteve.

Nuk dha përgjigje as për mungesën e investimeve prej disa vitesh në Universitetet publike.

Besa thjesht bëri detyrën si shefi i saj Rama:

Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco