Ora News feston 10 vjetorin mes një mijë të ftuarve, ja logoja e re

Ora News feston 10 vjetorin mes një mijë të ftuarve, ja logoja e re

22:03, 27/09/2017
A+ Aa A-

Radio Televizoni Ora News festoi sot 10 vjetorin mes një spektakli madhështor me qindra të ftuar. Pas një rrugëtimi të gjatë 10 vjeçar me përpjekje, suksese, vështirësi për ekzistencë dhe me një garë mjaft të fortë, ku vendin e vetë e ka siguruar vetëm përmes punës dhe përkushtimit, TV Ora News ndezi dritat për një rrugëtim të ri me një pamje krejtësisht të re.

Në fjalën përpara qindra personaliteteve të ftuara, mes tyre presidenti i Shqipërisë, kryeministri Rama dhe kryeministri i Kosovësm, Ramush Haradinaj, Presidenti Ndroqi falënderoi të gjithë ata që besuan në ëndrrën e tij.

Ylli Ndroqi tha: “Përpara se të lançoj logon e re, do të doja të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen, në Shqipëri apo në Amerikë, në Australi apo Dubai, që më kanë motivuar që unë të investoj fuqishëm në këtë media, duke ditur që ky investim strategjik t’i shërbejë vetëm publikut shqiptar. 

Një falënderim të veçantë kam për të gjithë kompanitë që kanë sponsorizuar produktet e tyre në Radio Televizionin Ora News, sidomos Raifaisen Bank dhe Credins Bank, që besuan në projektin tim se një ditë të bukur do të realizoja ëndrrën time me një investim gjigant siç jeni sot këtu prezent.

Më keni bërë më të fortë dhe më krenar sot që ju kam të gjithë prezentë këtu. Unë do të prezantoj epokën e re dhe dekadën e re të Ora News”.

Në transmetimin live u përcoll vizioni dhe koncepti për 10 vitet e ardhshme si dhe u prezantua logoja e re e Ora News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco