8 femrat e suksesshme të këtyre kohëve mbërrijnë në Tiranë, zbuloni ku i gjeni

8 femrat e suksesshme të këtyre kohëve mbërrijnë në Tiranë, zbuloni ku i gjeni

11:35, 26/09/2017
A+ Aa A-

Ato janë 8 femrat më të suksesshme të momentit. Vijnë nga Korça ku triumfuan në Festivalin e Komedisë, Koko Fest dhe tashmë nga e mërkura më 27 tetor do të jenë në Tiranë.

Janë aktoret, edhe pse në titull janë tetë, gjithsej janë nëntë, që me regji të një femre të dhjetë, Driada Dervishi, sjellin komedinë e Robert Thomas, "8 femra".

Janë edhe një femër e njëmbëdhjetë dhe e dymbëdhjetë që kanë pjesën e tyre të rëndësishme në realizimin e këtij teatri, skenografja Fjoralba Prifti dhe kostumografja Berina Kokona.

Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Raimonda Bulku, Klodjana Keço, Merita Çoçoli, Blerta Belliu, Paola Kodra dhe Ilda Pepi janë aktoret e kësaj komedie që ka premierën në Teatrin Kombëtar më 27 tetor për të vazhduar shfaqjet 5 mbrëmje radhazi dhe për t'u rikthyer të premten dhe të shtunën e javës pasardhëse. Duhet t'i takoni sa i keni këtu, më pas ato do të kthehen sërish në Teatrin e qytetit të Korçës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco