Premiera botërore e spektaklit të Angelin Preljocajt më 4 tetor në Tiranë

Premiera botërore e spektaklit të Angelin Preljocajt më 4 tetor në Tiranë

10:10, 25/09/2017
A+ Aa A-

Ambasada e Francës njoftoi mbi vënien në skenë të spektaklit të ri të koreografit Franko-Shqiptar Angelin Preljocaj më 4 tetor 2017 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Bëhet fjalë për Premierën ndërkombëtare të krijmtarisë së tij të re, e cila mbahet ende "sekret", e shoqëruar nga rimarrja e duo-s mashkullore të vitit 1989 “Un trait d’Union”, një kërcim trup me trup “poetik dhe pasionant” i shkruar mbi muzikën koncertore të J.S. Bach dhe i interpretuar nga Glenn Gloud.

Me mbështetjen e bankës Société Générale Albanie, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Kabinetit Boga & Associates dhe Teatroskop-it në kuadër të FranceDanse Orient-Express. Teatroskop është një program i krijuar nga Instituti Francez, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme.

Biletat janë të disponueshme duke filluar nga ky çast në linkun : https://www.myticket.al/ dhe duke nisur nga data 27 shtator pranë Pallatit të Kongreseve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco