Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Çmimet Oscar, “Dita zë fill” i Gentian Koçit vë kandidaturën për filmin më të mirë të huaj

Çmimet Oscar, “Dita zë fill” i Gentian Koçit vë kandidaturën për filmin më të mirë të huaj

15:50, 20/09/2017
A+ Aa A-

Filmi “Dita zë fill” i Gentian Koçit është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë si kandidat për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të huaj.

Filmi tregon historinë e një nëne të re, e cila, pasi është përzënë nga shtëpia sepse nuk mund të paguante qiranë, shpërngulet bashkë me të birin njëvjeçar për të punuar si kujdestare në shtëpinë e një plake të sëmurë që qëndron në shtrat. Leta (luajtur nga Ornela Kapetani) duhet të bëjë të pamundurën për ta mbajtur gjallë plakën e sëmurë.

“Dita zë fill” debutoi muajin e kaluar në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ku Kapetani u vlerësua si aktorja më e mirë.

Filmi është prodhuar nga Artalb Film dhe Graal Films.

Shqipëria ka zgjedhur kandidatura për çmimet Oscar dhjetë herë që më 1996, por nuk është nominuar kurrë.

Hollywood Reporter – Përgatiti Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco