Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ 'Unë kam një ëndërr' / Një nga fjalimet më të fuqishme të të gjitha kohërave

VIDEO/ 'Unë kam një ëndërr' / Një nga fjalimet më të fuqishme të të gjitha kohërave

13:40, 07/09/2017
A+ Aa A-

“Unë kam një ëndërr”, ndoshta është një nga fjalimet më të famshme të kohës, që Martin Luther King Jr., mbajti përgjatë marshimit të famshëm në Uashington të Amerikës, më 1963.

Ai ishte lider i lëvizjes për të drejtat e qytetarëve afro-amerikanë, duke përdorur taktikat jo të dhunshme dhe mosbindjen qytetare, – të bazuara në besimin e tij të krishterë dhe i frymëzuar nga aktivisti i njohur paqësor, Mahatma Gandhi.

Në moshën 25-vjeçare (1954) ai u bë pastor i kishës Baptiste në Dexter Avenue. Ai drejtoi Montgomery Bus Boycott më 1955 dhe ndihmoi në themelimin e Konferencës Kristiane të Lidershipit më 1957, ku kreu rolin e kryetarit të saj të parë.

Në vitin 1964, ai fitoi çmimin “Nobel për paqe” dhe katër vite më vonë, më 4 prill 1968, Martin Luther King u qëllua për vdekje, në Memphis. Pas vdekjes, ai nderohet me “Medaljen Presidenciale të Lirisë” më 1977 dhe “Medaljen e Artë të Kongresit”, në vitin 2004.

Martin Luther King Jr  ishte vetëm 39 vjeç kur u vra, por vlerat për të cilat ai luftonte – pranimi, barazia, protestat jo të dhunshme – kanë bërë jehonë gjatë dekadave të mëvonshme.

Para mijëra demonstruesish aktivisti  i të drejtave civile deklaroi:“Unë kam një ëndërr se katër fëmijët e mi do të jetojnë një ditë në një komb ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.”

Konica.al sjell në shqip një pjesë të fjalimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco