Vdes aktori i mirënjohur amerikan

Vdes aktori i mirënjohur amerikan

09:43, 17/07/2017
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare , aktori amerikan Martin Landau.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë mbrëmë familja e tij, të cilët kanë treguar se ka vdekur pas një lufte të shkurtër nga një sëmundje.

Landau ishte yll i Hollywoodit i cili fitoi çmimin e madh “Academy Aëard” në vitin 1994 në filmin Ed Ëood.

Vetëm pak kohë më parë, aktori e kishte festuar edhe ditëlindjen e tij të fundit, ndërsa la pas vajzat e tij Susise Landau Finch, Juliet Landau dhe mbesa Aria Isabel Landau Finch 8 vjeçare, gjithashtu ish-gruan Barbara Bain me të cilën janë divorcuar në vitin 1993 pas më shumë se tre dekada martesë.

Karriera e Landau kishte filluar në vitin 1950 me paraqitjet e tij të hershme duke përfshirë edhe rolin e tij tek filmi i famshëm Alfred Hitchcock.

Landau njihet edhe si personazh tek filmi Pinokio i vitit 1996.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco