Edvin Cami: Plagë, largimi masiv i studentëve! Emigrantët nga Afrika s’e bëjnë dot Shqipërinë

22:04, 04/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Profesori ngriti shqetësimin e largimit të vrullshëm të studentëve, për shkak të kushteve dhe pamundësisë për të jetuar në Shqipëri. Cami nënvizoi në “Odeon” se duhen politika favorizuese për të nxitur shqiptarët që të kthehen në vend, dhe se Shqipëria nuk mund të ndërtohet me emigrantë të huaj.

Edvin Cami:

“Shikojmë dhe ndjejmë rënien e numrit të studentëve për shkak të largimit masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Dikur, si pedagog i gjermanishtes, shihja shumë të rinj që vinin për të studiuar gjuhën dhe më pas synonin të emigronin. Tani, edhe për të ikur kanë mbetur më pak.

Nëse ne mendojmë se shqiptarët do t’i zëvendësojmë me emigrantë nga Afrika apo vende të tjera, kjo është një zgjidhje e gabuar. Ata nuk qëndrojnë këtu. Vijnë, por duan të shkojnë në Itali, në Greqi, më tej. Shqipëria duhet të bëhet e jetueshme për vetë shqiptarët – vetëm atëherë kemi shpresë për kthim dhe për të ardhmen.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco