‘Van Gogh’/ Java kulturore holandeze sjell ekspozitën digjitale me disa prej veprave të tij

‘Van Gogh’/ Java kulturore holandeze sjell ekspozitën digjitale me disa prej veprave të tij

22:07, 08/09/2024
A+ Aa A-

Ekspozita Imersive e Van Gog- Silent Disco është çelur në Korçë, duke ofruar një eksperiencë të pakrahasueshme që bën bashkë artin pamor dhe muzikor përmes inovacionit.

Në kuadrin e javës kulturore holandeze, ekspozita digjitale me disa prej veprave të Van Gogh vjen si një udhëtim mes penelatash dhe tingujsh plot ngjyra për publikun

Ambasadori holandez: Është kënaqësi të jem sot në Korçë për të filkuar javën kulturore hollandeze. Ne festojmë punën e artistit të njohur Van Gogh i cili është bërë i famshëm në Paris dhe ne kemi dëshirë të bëjmë një paralelizim me Parisin e vogël që është Korça dhe Parisi që e bëri në dy vitet që jetoi atje këtë artist kaq të famshëm. Me anë të javës sonë kulturore ne duam të tregojmë që nuk jemi vetëm në Tiranë të pozicionuar por vizitojmë dhe qytete të tjera që janë thesare të Shqipërisë.

Nga Korça do vijojmë në Tiranë dhe nga Tirana në Shkodër. Kemi marrë shumë komente nga njerëzit që na oyesin se pse kjo eksperiencë nuk është e mundur në Tiranë. Ky është momenti për të theksuar që Korça është shumë e avancuar më këtë kuadër dhe jemi shumë falenderues për artistët që e kanë ndërtuar këtë ekspozitë. Vlerë e shtuar e saj është bashkëpunimi që dy DJ.

Arbër Malile drejtor i GAD: Sot është java e kulturës holandeze në kuafër të haojes së javëve ndërkombëtare kulturore. Badhkëpunimi i parë ka qenë ekspozita imersive e Van Gogh e sjellë për herë të parë në Shqipëri në GAD që ka konsistuar në sjelljen e veprave të tij nga Amsterdami në Shqipëri dhe përveç kësaj kjo ekspozitë është vizituar nga gjithë trevat e Shqipërisë dhe më tej Shkupi, Kosova, dhe vendet fqinjë. Ne sot kemi organizuat le të themi një festë ku ndërthurim të gjitha gjinitë e arteve pamore, muzikore, të performuara dhe arteve digjitale. Është risi në llojin e vet.

Sotiraq Filo: Është një aktivitet i veçantë. Korça njihet si qyteti i artit dhe kulturës në Shqipëri por njihet edhe si një qytet që pranon edhe kulturën dhe rtin që vjen nga vende të tjera. Është një aktivitet i veçantë sepse silent edhe disco janë dy fjalë që në kuptimin tradicional nuk janë pranë njëra tjetrës por teknologjia e bën të mundur realizimin e një aktiviteti të tillë. Më vjen mirë që kemi një mix të artit dhe kulturës tradicionale me teknologjinë.

Ekspozita e Vincent Van Gogh në Korçë ka tërhequr vëmendjen e dashamirësve të artit por edhe turistëve të shumtë prej momentit të çeljes për herë të parë, ndërsa falë teknologjisë eksperienca e atyre që zgjedhin ta shohin dhe përjetojnë vazhdon të pasurohet edhe me elementë të tjerë./ TCH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco