Sezoni teatror çelet me veprën “Marmelladov” në Teatrin Metropol.
Pjesa e shkëputur nga novela e Fjodor Dostojeskit vë në qendër virtytet e humbura, ndersa i therret njerezimit per te rishikuar veprimet e tyre.
Aktoret premtojnë se do t’i dhurojnë publikut emocione te shumta.
SYRI TV
Sezoni teatror çelet me veprën “Marmelladov” në Teatrin Metropol. Pjesa e shkëputur nga novela e Fjodor Dostojeskit vë në qendër jetën e një personazhi viktimë e vetes, ndërsa shfaqja në konceptimin regjisorial të Xhino Musollarit ka për qëllim të ngrejë pikëpyetje te shikuesit.
Një personazh kompleks, me një jetë që përthyehet në situata e gjendje gri. Me këtë ngjyresë vizatohet portreti i “Marmelladovit” që s’i shpëton destinit të pamëshirshëm, nxjerrë nga novela që mban të njëjtën emër pjesë e kryeveprës “Krim e ndëshkim” e Fydor Dostojevskit.
Regjisori Xhino Musollari sjell në Teatrin “METROPOL” pjesën teatrale, me qëllim që të ngrejë pikëpyetje te shikuesit.
Shfaqja kryeqëzon jetë e individëve të shoqërisë së shkuar, të sotmes dhe të nesërmes. Aktori Marius Dhrami mban peshën e rolit kryesor, që i bërtet njerëzimit për virtytet e humbura, ndërsa aktori Denardo Neziri vjen nën petkun e Raskolnikovit, mbinjeriut të pandreqshëm.
“Marmelladov” do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol për katër netë, duke filluar nga data 4 shtator, ndërsa kasti i aktorëve premton t’i dhurojë publikut emocione të shumta.
© SYRI.net