Dom Jak Bushati, martiri i Kishës Katolike

Dom Jak Bushati, martiri i Kishës Katolike

14:09, 08/08/2024
A+ Aa A-

Si sot më 8 gusht 1890 lindi kleriku Dom Jak Bushati dhe Muzeu Kombëtar "Shtëpia me Gjethe" e ka përkujtuar.

"Dom Jak Bushati lindi më 8 gusht 1890 në qytetin e Shkodrës Mësimet e para i ndoqi në shkollën Franceskane, më pas e vazhdoi të mesmen në Seminarin Papnor të Shkodrës. Jaku ishte famulltar i Ndërfanës, e më vonë i Gëziqit. Por edhe në këto vende nuk ishte statik dhe pas 26 viteve si meshtar në Abacinë e Mirditës u transferua në Kallmet si famulltar.

Regjimi komunist nuk e kurseu as priftin e devotshëm e mendjeprehtë pasi në 1949 u akuzua se ndihmonte diversantët dhe u arrestua për agjitacion dhe propagandë.

Janë këto akuza që do ta çonin drejt pushkatimit pa gjyq me 12 shkurt 1949. Fatkeqësisht masakra do të vazhdonte dhe më tej, pasi trupin e pajetë të tij e hodhën në një kënetë diku afër Lezhës. Më datën 5 nëntor 2016, ai shpallet shenjtor i Kishës Katolike në Shkodër, "përfundon Muzeu.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco