SYRI TV/ 'DOKUFEST' mbledh kineastët e botës në Prizren, Llulla: Gara e vështirë, garojnë shqiptarët

13:52, 02/08/2024
A+ Aa A-

Dokufest, Festivali i Filmit Dokumentar dhe të shkurtër do të gjallërojë për 9 ditë qytetin e Prizrenit.

Nga data 2 deri më datë 10 gusht shijuesit e filmave do të kenë mundësi të ndjekin 103 produksione nga vende të ndryshme të botës, ndërsa nuk do të mungojnë as kineastët shqiptarë që garojnë për filmin kombëtar. “Dokufest” i dedikon një program special luftës në Ukrainë, në të cilin jep mesazhin e rëndësishëm për paqe. 

 

Dokufest ka çelur siparin e edicionit të 23-të. Festivali i Filmit Dokumentar dhe të shkurtër do të gjallërojë për 9 ditë qytetin e Prizrenit.

Në 8 programet garuese janë  pjesë 103 filma nga vende të ndryshme të botës, ndërsa në total përgjatë ditëve të festivalit do të shfaqen rreth 250 filma. Drejtoresha ekzekutive e festivalit Linda Llulla u shpreh se “DokuFest 2024” vjen në këtë edicion si festë e filmit, por edhe e muzikës, ndërsa zbuloi detaje nga organizimi.

DokuFest” është themeluar më 2002 dhe është konsiderohet si festivali më i madh i filmit në Kosovë.

Nga viti 2019, “DokuFest” ka fituar statusin si një festival kualifikues për “BAFTA” për filma të shkurtër,dhe në vitin 2022 u caktua si një festival nominues për Akademinë prestigjioze Europiane të Filmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco