Ekskluzive/ Edmond Topi flet për produksionin e ri: I detyrohemi historisë, që marrinë e '97-ës ta relativizojmë

21:44, 22/06/2024
A+ Aa A-

Edmond Topi foli për herë të parë për produksionet që së shpejti do t'i paraqiten shikuesit. Në ‘Odeon’ kineasti tha se do të vijë shumë shpejtë, këtë vjeshtë me një produksion filmik dhe se ka nisur puna për të realizuar një film për vitin e trazuar '97.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Dua t’ju pyes pak për ato produksione apo prodhime tuajat tanimë si kineast që do të njohin së shpejti dritën e publikimit edhe që shikuesit do të kenë kërshërinë të mbushin kinematë, të shohin prodhime që nuk mund të them absolutisht që nuk do të jenë cilësore, dua të them që janë cilësore patjetër duke e njohur dhe punën tuaj, dhe sfida qqë mbetet për ‘Dea Open Air’? Punimet kanë filluar pavarësisht se pas përfundimit të çdo edicioni ju keni një refren, një fjali që është sa për të qeshur, po aq edhe serioze që thoni shpesh që nuk do ta bëni më dhe sërish e bëni.

Edmond Topi: E bëj të nesërmen. Pyetja e parë ishte kjo e produksioneve, faleminderit për atë entuziazmin që kishit që do mbushen sallat. Unë jam në procesin e fundit të mbylljes së një filmi, që kam xhiruar, në fakt zgjati pak për mungesë financash. Unë kam xhiruar pjesë e dytë të një romace, që e kam xhiruar para disa vjetësh, e cila për fatin tim u prit shumë mirë. Grupi i aktorëve të moshuar ngulmonte që ta bëja dhe pjesën e dytë dhe kolegu austriak e kishte shkruar skenarin, ma dërgoi . Unë fillova ta përpunoja, hë se do gjejmë këtu para, nuk gjetëm si përfundim para. Sidoqoftë ne e kemi xhiruar filmin, e kemi mbaruar dhe unë mendoj që në vjeshtën e herët, në shtator, mabse fillim tetori ne do ta ta kemi atë të finalizuar, të shikueshëm. Ne do kemi premierën dhe do të bëjmë dhe ciklin e tij të kinemasë, ndërkohë unë punoj dhe me projekte të tjera. Ky aktualisht është më i madh se sa këto të tjerat. Dua të xhiroj një gjë që është pothuajse emblematike për Shqipërinë. Nuk dua të zbuloj shumë gjëra.

Egla Xhemalaj: Epo diçka do të na e thoni.

Edmond Topi: Unë po përgatitem të xhiroj diçka për ’97.

Egla Xhemalaj: Shumë interesante. Janë rrëfime të personazheve që e kanë jetuar atë kohë?

Edmond Topi: Jo ajo është një gjë që është krejtësisht unike. Ka një ngjarje ai vit që është unik mbase në historinë botërore e kemi vetëm ne shqiptarët nuk besoj ta ketë njeri tjetër. Unë do kisha shumë dëshirë që atë ta përjetoja në pelikul. Kështu i themi ne. Kam kohë që punoj, së bashku me dy autorë Enkel Demi dhe Mirela Oktrova. Kemi shumë kohë që punojmë dhe po tentojmë të përmbyllim montazhin financiar për ta xhiruar. Besoj që ne i detyrohemi historisë sonë, i detyrohemi vendit tonë që marrin e ’97 ta relativizojmë me të vërteta.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco