VIDEO/ Edmond Topi në ‘Odeon’: Institucionet e kulturës të kthejnë publikun në kinema

21:38, 22/06/2024
A+ Aa A-

Kineastri Edmond Topi përmes një vështrimi kritik tha në ‘Odeon’ se mungon kritika për filmin e se spektatori i është larguar kinemasë. Institucionet kulturore theksoi Topi kanë për detyrë të kthejnë publikun në kinema.

Pjesë nga biseda:

Edmond Topi: Ne nuk kemi kritikë, ne kemi qoka. Marrin nja tre veta që shkruajnë me lekë dhe ky është një turp shumë i madh për artin. S’e di nëse do ta rregulloj koha. S’e di nëse do ketë ndonjë institucion kulturor që do të ndërhyjë në të. Nuk është e vështirë. Hezitimi për të shkuar në kinema nuk është vetëm për filmin shqiptar.

Egla Xhemalaj: Është në përgjithësi, është e drejtë kjo që thoni.

Edmond Topi: Për filmin shqiptar është pak më tepër sepse e vërteta është që filmi shqiptar nuk ka shkuar te spektatori, nuk ka atë qëllim. Në gjithë botën, kinemaja prodhohet për spektatorë dhe filmat më të mirë aplikojnë në festivale. Në rastin tonë, ne kemi të bëjmë me një mungesë absolute të industrisë së filmit dhe industria e filmit i ka të gjitha brenda, prodhimin, krijimin e kineastëve, ka distribucionin, ka shitjen. Ne nuk kemi kinema ose kemi shumë pak. Për ta rikthyer spektatorin te kinemaja nuk është vetëm detyrë e spektatorit, nuk është vetëm e kineastit, por është e institucioneve që merren me politikat kinematografike, me politikat kulturore. Festivali ka lindur vetëm për këto arsye. Unë isha kineast, i kisha të mbyllura gjërat e mia, ka lindur vetëm për këtë që të kthejë, të tentojë, të jap kontribuin e tij sado modest që spektatori të kthehet në kinema. Në këtë rast unë besoj që institucionet politikbërëse të kulturës e kanë detyrë imediate të kthejnë spektatorin në kinema sepse kinemaja është një mjet shumë i fuqishëm edukues. Në optikën time duhet futur mundësisht që në shkolla. Ne kemi dhjetë vjet që tentojmë. Kemi një program që ndërtuam me disa kolegë suedezë sipas motos së tyre dhe të financuar nga ata që ta fusnim kinemanë, filmin dhe teatrin lind në shkollë.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco